Papërgjigja e viktimave të komunizmit, përgjegjësi e rëndë
Nga Gentiana Sula.
Dy vjet me parë Kryeministri Rama dhe Qeveria Shqiptare vendosi për një trajtim shume planësh, pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë të trashëgimisë së Diktaturës Komuniste në Shqipëri.
Siç e dini, jemi angazhuar për një rivlerësim të tërësishëm të politikave shtetërore në trajtimin e kësaj të shkuare. 1) Ndërmorëm një rishikim të plotë të skemes se dëmshpërblimit për gjithe ish të burgosurit politik. 2) Zgjodhëm përballjen me trashëgimninë e egër historike të diktatures në Shqipëri përmes hapjes se Arkivave të Ish Sigurimit të Shtetit. 3) dhe jemi angazhuar për gjetjen dhe identifikimin e të gjithë personave të zhdukur gjatë diktatures, temë për të cilin jemi mbledhur sot.
Tashme është bërë i njohur fakti se gjatë periudhës ‘44-‘91 rreth 6,000 persona u ekzekutuan me apo pa gjyq dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve për varrim. Mes tyre shume vdiqën në burgje apo kampet e punës si rezultati një trajtimi ç’njerëzor. Ata ishin burra dhe gra, të rinj, pleq, të mitur, nga veriu dhe jugu, poetë, artistë e klerikë, nga të gjitha llojet e bindjeve politike apo përkatësive klasore. Mes tyre edhe ato dhjetëra të ekzekutuar pa gjyq fare deri në vitin e bekuar 90, vrare në kufi.
Familjaret e ketyre të humburve janë përpjekur në mënyrë individuale ose në grupe të hedhin dritë mbi fatin e familjareve të tyre. Disa prej tyre ia kanë arritur qëllimit, por shumica e tyre jo.
Shpesh here vendvarrimet i ka mbuluar misteri i regjimit sepse edhe dosjet mbetën ta klasifikuara apo të papërpunuara. Por edhe kur vendvarrimi dihej, identifikimi biologjik I mbetjeve mortore ishte i pamundur për shkak të teknologjisë se pamjaftueshme të institucioneve tona të mjeksisë ligjore.
Jemi fare të dijshem se mosdhenia e një përgjigje ndaj familjeve për fatin e familjareve të tyre është tepër e rende. 1) rendon me tej peshën e kësaj dhimbje të tejzgjatur 2) cënon brishtësinë e proceseve të pajtimit dhe paqes sociale 3) si dhe vonon konsolidimin e lirisë dhe sistemit demokratik në vend.
Për ketë arsye, jemi angazhuar fuqimisht të gjejmë rrugë dhe metoda që t’u garantojmë familjareve të drejtën për të vërtetën mbi fatin e familjareve të tyre. Të gjejmë partnerët ndërkombëtare të specializuar në çështjet e të humburve. Si dhe të synojmë standardet me larta të punës, në garantim të mbrojtjes se dinjitetit dhe privatësisë të prekurve ..
Për këtë dëshiroj të falenderoj Matthew Holiday dhe të gjithë koleget nga Organizata Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur qe kanë ndare me në aspektet me të fundit teknike të përdorura prej tyre në zbardhjen e masakrave të ndodhura në Srebrenice, Tuzla apo në Kosove. Si dhe ta falënderoj atë për partneritetin në hartimin e një plani të plotë veprimi për gjetjen e të zhdukurve në Shqipëri.
Qëllimi i kësaj Konference është mobilizimi i të gjitha burimeve për të mundësuar zbatimin e këtij plani qe sjell të rejat me të fundit të shkencës dhe teknologjisë, angazhimin e të gjitha institucioneve publike të përfshira, bashkërendim me familjaret e personave të zhdukur, si dhe përdorimin e praktikave me të mira ndërkombëtare qe ekzistojnë. Të vetëdijshëm se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, por i domosdoshëm.
Shpreh bindjen. se përfitues të këtij procesi nuk janë vetëm të zhdukurit dhe familjaret e tyre por edhe gjithë shoqëria, dhe se detyra qe i kemi venë vetës është sa humanë aq dhe e shenjtë