Paralajmërimet e presidentit dhe arroganca vrastare e kryeministrit!
Nga Dritan Kaba –
Presidenti i Republikes z. Ilir Meta paralajmeroi marrjen e masave per rrezikun nga termeti, por qeveria e arroganteve dhe injoranteve u tallen, ne fakt u tallen me jetene shqiptareve! Presidenti pas termetit te 26 shtatorit kerkoi kontrollin e godinave qe kishin pesuar deme strukturore nga ekipe te specializuara, por nga qeveria dhe neglizhenca vrastare, fodulleku provincial, nga padija e thelle pikerisht nga mos marrja e masave te paralajmeruara humben jeten rreth 40 shqiptare, te cilet mund te ishin sot gjalle dhe mes nesh, nese do kishim nje qeveri te pergjegjshme!
Por nuk degjuan.
Se te degjosh duhet te dish, por kur je i ipaditur dhe arrogant kokebosh, normal, nuk i degjon kembanat qe bien.
Ne 31 janar, Presidenti Meta, paralajmeroi serish per rrezikun e coronavirusit. Dha shembullin e masave dhe planit te veprimit, por Kryeministri i papergjegjshem, se nuk i intereson jeta e shqiptareve neglizhoi gjithshka!
Ndaj sot jemi ne kete gjendje. Pa plan, pa masa te marra ne kohe. Pa financim te plote!
Sepae per Edi Ramen shqiptaret jane dele, qe ky mendon se i ve perpara si nje tufe.
Sepse Edi Rama i konsideron shqiptaret si kavie eksperimentale te politikave te globalisto-leftisteve!
Sepse Edi Rama eshte jo vetem i paafte por edhe arrogant i paditur!
Sepse Edi Rama nuk i dhimbsen njerezit ne nevoje dhe ne hall, por ai perkundrazi ua nxin edhe me shume jeten, qe t’i detyroje te ikin nga vendi dhe ne vend te tyre te sjelle emigrante aziatiko-afrikane, qe nuk kane goje, nuk kerkojne te drejta, jane shume kollaj te nenshtrueshem. Emigrantet jane sklleverit e koheve te sotme, ndaj ata kane te thjeshte edhe per manipulim mendor.
Sepse Edi Rama nuk do t’ja dije per jetet e shqiptareve. Per kete desha te sjell nje shembull. Per kete situate emergjence ka akorduar nga taksat e shqiptareve vetem 3 milion euro. Sa i jep ne vit Vilmes se famshme te checkup per pune te pakryer!
Sepse Edi Rama ne vend te dale te shpalle masat ekonomike ne ndihme te qindra mijerave shqiptare te pamundur, del e tallet duke na mbajtur fjalime boshe, ligjerata te merzitshme, skena televizive qe te sjellin zorret e barkut tek goja!
Sa para kane marre, oligarket dhe miqte e Edi Rames, per incerenatoret korruptive, per pune te pabere aq duhen te per normalizimin e jetes ekonomike te mijera familjeve shqiptare ne kete kohe te veshtire.
Por jo! Per Edi Ramen, oligarket bashkehajdute jane te paret dhe jo Shqiperia dhe shqiptaret.
Dy oligarke vlejne me shume se jeta e qindra mije familje shqiptare!
Kjo eshte Rilindja!
Ky eshte Edi Rama!