Paris Hilton , viktimë e kamerës së fshehtë

 

Paris Hilton ka rënë viktimë e një kamere të fshehtë. Ajo ishte ftuar për një fluturim 15-minutësh me një avion të vogël për të parë nga sipër Dubain, por vetëm disa minuta pasi avioni kishte nisur të fluturojë, pilotët nisin të bëjnë manovra duke simuluar një gjendje rreziku.

Në video tregohen Hilton dhe pasagjerët e tjerë të cilët përfshihen nga paniku dhe bërtasin, ndërkohë që ndizet alarmi dhe avioni fillon të bjerë poshtë. “Rrëzimi” i avionit, që zgjat për pesë minuta, është vërtet i frikshëm. Paris fillon të qajë dhe të bërtasë, ndërsa në momentin kur avioni zbret i sigurtë, i tregojnë se ishte një lojë.
Hilton që nuk e merr veten, me lot në sy thotë: “Kjo ka qenë frika ime më e madhe ne jetë, se do të vdes në një avion”.

SHKARKO APP