Parisi do një Islam francez

Kryeministri francez do ta kufizojë influencën nga jashtë ndaj xhamive. Franca ka nevojë për një marrëdhënie të re me Islamin. Kërkesa vjen pas një serie atentatesh islamiste kohëve të fundit.

Pas serisë së atentateve të kohëve të fundit në Francë, kryeministri Manuel Valls do një bashkëpunim të ri mes shtetit dhe institucioneve islamike në vend. Në një intervistë për gazetën “Le Monde” (29.07) Valls u shpreh që për një farë kohe ndërtimi i xhamive në Francë të mos financohet më nga jashtë.

“Ne kemi nevojë për një rend të ri dhe duhet të gjejmë një marrëdhënie të re me Islamin e Francës”, tha Valls duke theksuar, se Salafizmi nuk ka vend në Francë. Së fundi sulmi i dy të pandehurve terroristë në një kishë katolike në Normandi e tronditi vendin. Një prift u vra. Qysh nga fillimi i vitit 2015 në Francë ka pasur vazhdimisht sulme islamiste. Kjo ka nxitur diskutimet për rolin e Islamit në Francë.

“Laicizimi e ka verbëruar shtetin”

“Shteti francez si të thuash tani është zgjuar “, thotë Ronja Kempin, e cila analizon gjendjen në Francë në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Sipas saj nuk i përgjigjet botëkuptimit francez për shtetin ndërhyrja në çështjet religjoze, shpjegon Ronja Kempin. Sipas saj kjo ka të bëjë me ndarjen strikt të shtetit nga kisha, sepse Franca është shtet laik. “Laicizmi e ka bërë shtetin si të thuash të verbër”.

Ndërkohë qeveria në valën e luftës kundër terrorit ka hartuar planin e aksionit kundër radikalizimit dhe terrorizmit, që u prezantua në maj. Për këtë Franca në dy vitet e ardhëshme do të verë 40 Milionë Euro në dispozicion, për të hapur në mbarë vendin qendra për riintegrimin e islamistëve të radikalizuar.

Frankreich Paris Manuel VallsKryeministri francez Manuel Valls

Por kjo do të jetë e vështirë, thekson Kempin, sepse qeveria nuk e njeh kuotën e saktë të besimtarëve në vend. Si shtet laik Franca nuk mban statistika për përkatësinë fetare. Askush nuk e di saktë, se sa njerëz në çfarë niveli janë religjozë.

Financim nga donacionet

Në Francë ka mbi 2000 xhami të ndërtuara kryeisht me donacione, po ashtu si edhe kishat e krishtera. Në Francë nuk ka taksë për kishën si në Gjermani. Edhe në vende të tjera europiane si p.sh. në Belgjikë nuk është transparent ndërtimi i xhamive. Nuk është e qartë se sa xhami ndërtohen me financime nga jashtë vendit. Një studim i fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin në 2010 arrin në konkluzionin, se në atë kohë bëhej fjalë për rreth 200 xhami, ndërtimi i të cilave ishte realizuar me donacione nga të huaj.

SHKARKO APP