Parisi i munguar në Tiranën e shallvareve

Ilir Levonja

Pritshmëria për rrëzimin e Ramës sot ishte e madhe, por Rama po qësëndiset me të gjithë. Madje ri aplikoi kamerat me dron nga qielli, si e si ta zbehte protestën. Madje duke përdorur edhe webe oportunë ose as mish e as peshk.

Gjuajti me ligësi momentet a oraret. Dhe duke patur parasysh se gjatë gjithë këtyre ditëve u fol shumë për dhunë, skenarë rusë mbi destabilizimin e vendit etj., imazhin e Shqipërisë para sezonit turistik dhe çeljes së negociatave në qershor etj., me dashin amerikan dhe të tjera ambasada, duhet thënë se ia arriti qëllimit. Qe një protestë e vrullshme por që zgjati jo aq sa ajo e para. U dirigjua me kujdes farmaceutik që të shmangeshin provokimet, trazirat a të tjera, duke rënë plotësisht në pritshmërinë qeveritare. Apo policisë së sistemuar dhe kërcënuese dy herë më e fortë se në protestën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urrejtja e atyre në shesh ishte më e fortë se e liderve, megjithatë nuk triumfojë. Kushdo që mendon se ka një balancim mes lidershipit dhe protestuesve gabon, deri sa Rama ia hodhi edhe kësaj radhe. Se në raport me komunitetin europian, qytetarin e saj, Parisi i sotshëm përshembull u mbush tym e zjarr, nga jelekët e verdhë kurse Tirana nga policia e shtetit të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë tani studiot po përgatisin të nxjerrin të njëjtit surretër, të njëjtët fadroma plot xhel, të njëjtit shenjtorë të informalizmit dhe do flasin si zakonisht se a kish dhunë apo jo? Se, fitoi apo humbi Rama? Se e dënoi apo jo ambasada e iks shteti protestën, djegien e mandateve etj. Një kakoni Shqipërie të cilën kërkush tjetër pas Enver Hoxhës, si ky Edi Rama nuk e ka kthyer të gjithën në një front social demokratik. Tjetër ishte urrejtja e tyre në shesh, urrejtje faturash ilaçesh, urrejtje papunësie, urrejtje budallepsje, urrejtje sehirxhinjsh.

Megjithatë askush nuk e percepton dot Parisin, askush nuk krahasohet, askush nuk gjykon si atje, por i referohen ambasadës së pariszienëve, deklarateve të dhunshme pa bërë dhunë. I stepen aludimeve mbi skenarët rusë, i nënshtrohen unit provincial se sa ka bërë unë për ty, apo ti të ma punosh mua kështu e ashtu. Drejt një evaziviteti që i ngjan një dënimi që kurrë nuk ka për t’u zbatuar. Dhe ky jo nga Edi Rama dhe rilindja, por nga mos dakortësia e lidershipit me turmën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?