Pas atentateve BE-ja duhet t’i rishqyrtojë rregullat

 

A është e mundur? Pas sulmeve në Paris bëhen përsëri të njëjtat propozime për shmangien e terrorit. Por BE-ja duhet të reagojë tani ndryshe dhe më shpejt, mendon Bernd Riegert.

Një bashkëpunim më i mirë i shërbimeve sekrete në Europë, kundërvënie propagandës islamiste në internet, ndalim i udhëtimit të të rinjve radikalë në kampet e stërvitjes të "Shtetit Islamik", kontrolle më të mira në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe një mbikqyrje më e mirë e të ashtuquajturve rrezikues brenda BE-së. A nuk ju duket e njohur kjo listë? Këto janë kërkesat, që tani, pas atentateve të fundit në Paris dhe takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, parashtrohen dhe diskutohen sërish.

Por lista kurrësesi nuk është e re. Pikërisht të njëjtat masa u diskutuan nga ministrat e brendshëm edhe pas sulmeve në Paris në janar dhe sulmeve të parandaluara në çastet e fundit në Berlgjikë. Madje edhe më keq: masat për mbrojtjen nga rreziku i sulmeve diskutoheshin herë pas here qysh përpara "Charlie Hebdo-së" në vitet 2013 dhe 2014. Preferohet madje edhe të filozofohet për një shërbim sekret europian, apo për mbikqyrje më të fortë të të dhënave të komunikacionit dhe udhëtimit.

Riegert Bernd Kommentarbild App

Riegert Bernd

Tani e gjitha nis përsëri nga e para. Nga të gjitha këto vendime të bukura deri tani me sa duket shumë pak është vënë në jetë, ose aq pak, sa nuk mundën të parandalohen atentatet e fundit brutale. Më shumë personel për policinë dhe organet hetimore dhe programe kundër radikalizimit islamik të kriminelëve të vegjël në Francë premton tani kryeministri francez Manuel Valls, dhe – e merrni me mend – pikërisht të njëjtën gjë bëri ai edhe në janar pas sulmeve në Paris. Çfarë është bërë deri tani? Me sa duket shumë pak.

Si mund të mbrohesh prej qytetarëve të tu?

E reja është tani, se po flitet për luftë, që duhet bërë tani, luftë kundër princave të luftës të "Shtetit Islamik" diku në Siri apo në Irak. Por a do t'i japë fund kjo luftë e nevojshme terrorit këtu në Europë në mesin tonë apo ndoshta ajo do ta nxisë atë edhe më shumë? Tek e fundit dorasit janë mes nesh. Këta janë fëmijët tanë. Janë njerëzit me pasaporta belge, franceze, euopiane.

Përllogaritet se 3000 deri në 5000 vetë nga Europa luftojnë në Siri dhe i janë bashkuar përkohësisht IS-it. Afërsisht mendohet se dhjetë përqind e tyre kthehen si "rrezikues" të gatshëm për terror në Europë. Vetëm në Gjeremani afro 420 syresh llogarisin aktualisht autoritetet gjermane të sigurisë. Ata nuk mund të mbikqyren plotësisht, siç treguan shembujt e fundit tragjikë nga Belgjika.

Të paktën njëri nga atentatorët nga lagja e Brukselit Molenbeek ndodhej në listën europiane të hetimeve (Sistemi i Informacionit Shengen). Ai mund të udhëtonte. Ai u kontrollua rastësisht dhe u diktua. Një tjetër i dyshuar si i implikuar, ndërkohë udhëtonte mes Sirisë dhe Belgjikës e i përqeshte në internet autoritetet kufitare.

Liria e lëvizjes keqpërdoret

Këtu duhet të bazohen urgjentisht mininstrat e brendshëm të BE. Kontrolli i personave në BE është krejtësisht i pamjaftueshëm si në kufijtë e jashtëm edhe në ato brenda hapësirës Shengen, hapësirë kjo e krijuar prej dekadash pa kontrolle në dobi të masës së madhe të qytetarëve të zellshëm të BE-së.

Por kjo liri po keqpërdoret prej rrezikuesve. Ndaj rregullat Shengen duhet të rishqyrtohen. Mantra e Brukselit, se Shengeni është një ndër arritjet më të mëdha të BE-së, tingëllon mirë, por në praktikë për fat të keq ajo tregon, se shtetet e BE-së janë të mbingarkuara me administrimin e kësaj arritjeje.

Nëse ne atentatorët, që jetojnë mes nesh, duam t'i gjejmë, na nevojiten rregulla më të forta. Edhe qytetarët e BE-së, jo vetëm njerëzit jashtë Europës, duhet t'i nënshtrohen kontrolleve sisitematike. Terroristët ka kohë që po operojnë pa kufi në Europë. Vetëm autoriteteve të policisë dhe atyre të hetuesisë u duhet të përballen me rregullat e brendshme të secilit shtet. Kështu nuk mund të vazdhohet më.

SHKARKO APP