Pas BREXIT kuptova sa e shtrenjtë është BE
Nga Donald Tusk*/E para, dua të them se me gjithë respektin që kemi për votën e Britanikëve, në kemi respekt dhe për marrëveshjet tona. Dhe, sipas këtyre marrëveshjeve, duhet që qeveria e Britanisë së Madhe të inicioi procesin e daljes nga Bashkimi Europian. Kjo është e vetmja rrugë ligjore që ne kemi. Kushdo duhet ta pranojë këtë fakt, që do të thotë se ne duhet të jemi të duruar aq sa duhet.
Europa është gati të nis procesin e divorcit, që sot, pa asnjë entuziazëm. Ky nuk është skenari që ne kishim imagjinuar. Por në kemi procedura të qarta, ne kemi gati një plan pune. Por duhet të nënvizojë shumë shumë qartë se; pa një kërkesë nga Britania e Bashkuar ne nuk do të nisim asnjë negociatë për procesin e divorcit, apo marrëdhëniet e ardhshme mes nesh.
Mbase është diçka personale, por një ditë pasi Brexit u krye, ndjeva se diçka shumë e afërt për mua u largua nga shtëpia. Dhe po në të njëjtën kohë ndjeva sesa e dashur dhe e shtrenjtë ishte për mua kjo shtëpi.
BREXIt nuk është vetëm çështje proceduarash, politikë dhe interesa. Ajo ka të bëjë më emocionet tona dhe jam absolutisht i sigurt se nuk jam i vetmi me këto lloj emocionesh për ato që ndodhën. Kjo gjë ndodhi dhe ne duhet të ecim para me një axhendë të rregullt.
Kjo do të thotë se ne sigurisht sot do të diskutojmë sot për krizën e emigrantëve, si të rregullojmë fluksin e emigrantëve në bashkëpunim me NATO. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë i ftuari ynë sot. Federica Mogherini do të jetë e pranishmë në takimin për Strategjinë Globalë. Angela Merkel dhe François Hollande do të na njoftojnë ne për qëndrimet e tyre lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Minskut.
*Deklarata e Presidentit të KE për daljen e Britanisë nga BE