Pas “RTV Ora”, gongu ka rënë për të gjithë

Një lajm i zi sot u përhap më shpejtësi. Ditë të zëza po vijnë për shqiptarët. Po kthehemi pas në diktaturë. Edi Rama kreu i organizatës Rilindje mori guximin që përmes instrumentave të pushtetit që kontrollon të kërcënojë me mbyllje një media. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të televizionit RTV Ora. Lajmin e bën me dije vetë televizion dhe kjo kërkesë vjen menjëherë pas dy gjobave të majme, nga 1 milion lekë secila (njëra është për gazetaren Sonila Meço), për dy emisione në këtë ekran për shkeljen e masave anti-Covid-19. Këto veprime janë një tentativë e pastër për të goditur fjalën e lirë. Eshtë ky një veprim skandaloz, por aspak i papritur prej pushtetit qe buron nga krimi. Kur situata ju ka dal jashte çdo kontrolli pavarësisht tentativës dhe parave te pista të shperndara për të mpirë trurin e shqiptarëve me propoagandë, duket se kjo nuk i ka mjaftuar Ramës. E verteta del sheshit, del hapur dhe ai prej kohësh ka nisur të kërcënojë median. E nisi me ligjin për mediat audiovizive i cili mori kritika pa fund nga Këshilli i Europës dhe organizatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit, kërkon dhe po tenton të mbyll portalet përmes një ligji special duke i dhunuar hapur dhe kërcënuar me gjoba të majme dhe mbyllje, taborri i tij është mbyllur duke iu turrur dhe rrjeteve sociale por sic duket nuk i ka mjaftuar; se fundmi po iu turret dhe televizineve. Sot ndodhi që një media informative serioze, e pavarur u dhunua hapur nga pushteti. U kërcënua për mbyllje ditën për diell dhe arroganca e pushtetit nuk ka të ndalur. Rama është në delirin e tij për të kontrolluar cdo gjë dhe po përdor dhe gjendjen e fatëkeqësisë natyrore për të kërcënuar dhe dhunuar kundërshtarët kudo në jetën e përditshme, shoqërinë civile, politikën, median dhe këdo që i del përpara. Ai sic duket sapo e ka nisur hapur ta bëj këtë gjë. Nevojitet një reagim i të gjithëve ndaj kësaj situate e cila na kthen pas në komunizëm. Pas Ora News, gongu ka rënë për të gjithë. Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!.
55News.al

SHKARKO APP