Pas Portugalisë/Futbolli si sistem propagande

 

 

Nga Artan Fuga.

Nuk duhet merzitur se përse përfaqësuesja në futboll e të gjithë shqiptarëve u mund dje nga ajo e portugezëve.

E mo topi i rrumbullakët është, herë fiton e herë mundesh, futbolli spektakël është. Unë përsëri kam besim…

Ajo cka unë kritikoj për disa media dhe politikanë është që futbollin dhe tifozerinë tentojnë ta kthejnë në një propagandë sociale pra si matëse e parametrave të zhvillimit tonë shoqëror, dhe si ideologji nacionale, si shprehje e afirmimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

është ideologji dhe propagandë e gënjeshtërt dhe e rreikshme. E para sepse mbështetet mbi pasionin dhe jo mbi arsyen, e dyta sepse e mohon individin dhe ngre masën e tifozëve që thërrasin në korr duke mbytur zërin kritik individual, individë që rreikojnë të masakrohen, e treta sepse nxit urrejtjen tifozlliku kundër grupeve të tjera fifozësh dhe përçan qytetin duke futur dhunën në mes, dhe e katërta sepse nuk ka natyrë kritike, vetëm lavdëruese ose sharëse propaganda e mbështetur mbi futbollin.

Të kuptohemi, tifozat kanë punën e tyre, ata i japin bukuri stadiumit, është fjala për të mos e shndërruar futbollin në ideologji sociale dhe propagandë nacionaliste.

Mirë kur fitojmë u afirmoka gjaku ynë shqiptar, por kur rrifemi, cfarë, na prishet gjaku ne ?

Hiç o fare, shqiptarë mbetemi me të mirat dhe të këqiat tona, me të mirat dhe të metat tona, që të dyja i kemi sa malet.

Jo, më vjen keq se ndofta prek iluzionet e mjaft vetëve, që dje edhe u treguan agresivë, por futbolli këtë rol si ideologji dhe propagandë nuk mund ta ketë.

Nxehuni sa të doni, por është e pamundur, kombet e qytetëruara e kanë kaluar këtë fazë që prej një shekulli.

Nuk ka vend as për ta kthyer futbollin në një ideologji përbashkuese për gjoja turmat që disa teoricienë reaksionarë dhe antipopullorë kanë pretenduar dikur se nuk kuptojnë gjuhë tjetër, as për ta bërë marketing, vitrinë kur dyqani është bosh.

Futbolli është thjesht një shfaqje sportive kur kombëtarja e shqiptarëve dhe ajo e grekërve ndeshen, nuk janë Sjhqipëria dhe Greqia që luftojnë me njera tjetrën ose Shqipëria dhe Serbia émoticône smile. Janë të rrezikshme këto identifikime.

Sa për futbollin edhe unë dridhem kur shkundim shtyllat pale edhe rrjetat e portës përballë, me një kusht, që kjo të mos përdoret për të rrit cmimin e karburantit, të medikamenteve mjeksore, ose të specave te tregu fshatar.

Ca miq më thonin se përse këto gjëra i shkruaja dje? I kuptoj, por gjëja do thënë atëhere kur vëmendje është maksimale për to, sepse sic thotë populli fjala pas kuvendi nuk vlen një grosh.

Po do shkojmë në Francë do shkojmë, por vetëm me një kusht…

SHKARKO APP