Patozi: Deputetët që nuk do votojnë marrëveshjen Këshillit Politik më të mirë se ne
Astrit Patozi shprehet se deputetët e opozitës parlamentare që do të votojnë kundër marrëveshjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore janë në çdo rast më të mirë se deputetët që miratuan ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Patozi përfshin edhe veten tek ky grup.
POSTIMI
JANË NË ÇDO RAST MË TË MIRË…
Çdo deputet i opozitës parlamentare, që do të votojë kundër marrëveshjes së pisët të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore “Ta lëmë kënetën, siç ishte”, është, në çdo rast, më i mirë se ne, që miratuam ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke filluar nga unë i pari.