PD e Berishës villte vrer kundër “grekut Beleri”

Nga Ylli Manjani

Për hir të së vërtetës:

Fredi Beleri si minoritar, është legjitim të kërkojë rivendosjen e drejtësisë, në kushtet kur gjykatësja Irena Gjoka është e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka gjithë të drejtën e zotit të mendojë se zonja Gjoka ka vendosur kundër Tij e mllefosur për dënimin që ka marrë nga Greqia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk besoj se vlen i njëjti arsyetim për Berishën, i cili nuk është minoritar dhe se gjykatësja Gjoka nuk kishte përse të përdorte mllefin antigrek ndaj tij.

Për më tepër, Berisha vetë dhe as PD nuk treguan asnjë entuziasëm për të mbrojtur Fredi Belerin kur u arrestua; u ndalua të merrte detyrën; u gjykua; u dënua dhe madje kur u lirua me kusht. Beleri ishte kandidat dhe fitues madje i opozitës, për më tepër!

Përkundrazi, PD e Berishës villte vrer kundër “grekut Beleri” dhe, kundër cilitdo që guxonte të fliste në publik në mbrotje të të drejtës, jo detyrimisht ndaj personit Beleri…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?