PD me LSI në bashkëqeverisjen e 2009-2013 i dha Shqipërisë arritjet më të mëdha në 30 vite si forcë politike
Forum E Mërkurë, 20 Janar 2021 14:15
Nga Don Pjetri –
PD me LSI në bashkëqeverisjen e 2009-2013 i dha Shqipërisë arritjet më të mëdha në 30 vite si forcë politike.
PS me LSI në bashkëqeverisjen e 2013-2017 nuk guxoi të vendoste një regjim siç bëri në mandatin pasardhës të 2017-2021.
Në 2017 PS e bëri PD të humbas terren duke e shtyrë në një përballje me LSI.
Në 2021 PS nuk don të përballet me LSI dhe nxit propagandë anti-LSI për të përqendruar elektoratin e majtë dhe atë të qendrës drejt PS dhe “hallaktje” të elektorarit të djathtë, këtë gjë e bën dhe publike me rekrutimin e disa “veteranëve” të spostuar nga drejtimi i Monika Kryemadhit në krye të kësaj force politike.
Në qarqe si Shkodra,Lezha,Durresi,Korca ,Berati,Gjirokastra ,PS ndjehet jashtë limiteve e kërcënuar nga LSI.
Mospasja e një force politike në përmasat e LSI në përballje frontale në disa qarqe e ka detyruar PS të krijojë grupime të vogla partiake të reja si Nisma Thurje,Patozi, Jozi etj që të dobësojë votat e PD dhe ta shpërndajë atë në zona të ndryshme që të ruaj balancat në përllogaritjet e mandateve.
E tillë është dhe lëvizja për sistemimin në gjirin e PS të faktorëve rajonal dhe pse me rekorde kriminale vetëm që të rrisi presion mbi elektoratin dhe të ndalojë rrjedhjen e pashmagshme të votave të PS.
Lëvizja Fugiste për demontimin e sinergjisë së krijuar nga opozita e bashkuar duke blerë dhe shit figuara të PD dhe LSI si rasti Kadia, Murrizi,Naço,Bode, etj apo krijimin e një opozite anti opozitë me elemetë të rrjedhë na vetë opozita e tregon hapur qëllimin e kësaj lëvizje.
Po ashtu dhe ushyqerja e pseudoanalisteve dhe gazetarëve vetëm që të nxjerrin vre për opozitën e kemi parë të gjithë.
Kush do vijë?!!Gjumashi.Jala e shumë terminologji tjera të thurur nga ky pushteti tregon egon për pushtet dhe jo rrugen drejt një progresi të Shqipërisë.
Sot me të gjithë pushtetin e akumuluar ky pushtet është më i dobti dhe tani po provon çdo lëvizje të mundëshme për të mbijetuar.
Dikush ka vendosur për ti shërbyer dhe disa të tjerë për të rezistuar këtij pushteti dhe vazhdimin e luftës me këdo dhe kudo për ta bërë Shqipërinë si duhet.
25-prilli do ndalojë ose do vazhdojë diçka për Shqipërinë.