PD zëvendësoi parullën “Rama ik” me “Rama hajde”!

Analisti Andi Bejtja ka komentuar marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të arritur sot pas një sërë negociatash. Në emisionin “Të paekspozuar”, Bejtja tha se kjo marrëveshje na kthen pas në kohë, në vitin 2008.

“Mirëmbrëma Republikës së Vjetër. Them këtë se jemi kthyer tek ajo Republika e 2008, kur forcat politike bënë atë që të gjithë e dinë. Se kuptoj pse nuk lejohet që partitë të bëjnë marrëveshje. Tani PD-ja e zëvendësoi parullën Rama ik me Rama hajde”, tha Bejtja.

Duke folur për datën e zgjedhjeve ai shtoi se në një javë opozita nuk mund të përmirësojë standardet zgjedhore.

“Do përmirësoheshin standardet zgjedhore A ndodh kjo me një javë shtesë? Mund ta kishin lënë në 18 qershor më mirë. Në një javë PD që kërkoi Republikë të Re nuk ka çfarë i bën as drogës as standardeve zgjedhore”, tha ai

SHKARKO APP