Pengesa e fundit këtij Regjimi i ka mbetur pluralizmi politik!
Nga Alban Daci –
Instalimi i autoritazmit nuk është një proces që ndodh me një të rënë të lapsit. Autoritarzmi zanafillën e ka tek populli, në emër të popullit legjitimohet prej tij dhe pastaj për të qëndruar në këmbë kthehet armik po i legjitimitet.
Ky pushtet na i ka dhënë të gjitha sinjalet se po kthehet në autoritar. Zgjedhjet e 2017, ato lokalet, stisja e “opozitës parlamentare” ishin aksione të qarta se, ky pushtet po themelon autoritarzmin.
Pengesa e fundit e këtij pushteti për të instaluar një regjim është pluralizmi politik. Këta, pasi krijuan “Opozitën Parlamentare”, që më vonë e futen në listat e tyre, na sinjalizuan qartë se duan të eliminojnë çdo lloj opozitarizmi në Shqipëri duke përfshirë edhe pluralizmin politik.
Duket sikur Shqipëria po kthehet në vitet e errësirës dhe sulmi sot kundër “FRD”, në fakt është një sulm i qartë për të eliminuar pluralizmin politik në Shqipëri, për të cilët shqiptarët u ngritën në vitet ’90, duke u përballur me një nga Regjimet më të egra për ta fituar si vlerën bazë të një shoqërie demokratike.
Pra, sot, duket sikur Shqipëria po kthehet në vitet 45, 46, që ndër të tjera, njihen si vitet e luftës civile, ku pushteti i asaj kohe burgosi, eliminoi dhe internoi çdo formë opozitarizmi nga ai individual/intelektual deri tek ai i shoqatave, organizatave politike.
Ky pushtet tashmë po dëshmon qartë që nuk i don kundërshtarët dhe ata i sulmon dhe i trajton sikur të ishin “armiq llogoroje”.
Sot është një këmbanë e kobshme për pluralizmin politik dhe për vetë demokracinë. Nëse, shqiptarët dhe Opozita tërhiqen para kësaj situate, atëherë të gjithë së bashku kemi toleruar dhe jeni bërë dëshmitarë të instalimit të një regjimi të ri, sigurisht autoritar dhe me hijen e atij që e mundëm në fillim të viteve ’90!
Diktaturat nuk vijnë përmes ngjarjeve masive, por përmes rasteve që në pamje të parë duken si të papërfillshme, por më vonë nga histografia konsiderohen si ngjarjet më të cilat instalohen diktaturat.
Një ngjarje e tillë ishte vrasja e duputetit Matteotti më 22 maj 1924. Kjo ngjarje është zyrtarisht si eliminimi i Opozitës në Itali krijimi i shtetit fashist një partiak. Ngjarjet masive janë zakonisht simbolik e demokracive me pjesëmarrjen popullore. Diktatorët testojnë me aksione përzgjedhëse qytetarët dhe mjedisin politik. Nëse testimet e tyre nuk krijojnë pakënaqësi dhe reagim qytetar, atëherë avancojnë derisa arrijnë qëllimin e tyre final. Ngjarja e FRD, sot është një nga ata testet dhe sinjalet për dëshirën e qartë të këtij pushteti për tu kthyer në Regjim.