Pensionet suplementare, “karrem” për sa më shumë vota

Nga  Xhovan SHYTI –

Edhe në pikën e premtimit për të mos shfrytëzuar pushtetin për përfitime elektorale drejtuesi  “rilindjes”, Edi Rama, njëherësh dhe kryeministër i qeverisë së maxhorancës,, ka dështuar.

Ka dështuar pasi përkundër betimeve e stër-betimeve të bëra gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, për të qenë ndryshe nga paraardhësi i vet, Sali Berisha, në sjelljen e tij kryeministrore, përgjatë tetë viteve qënie në krye të qeverisë, nuk ka ndryshuar asgjë. Madje-madje mund të thuhet se në disa pika ja ka kaluar edhe këtij të fundit, duke thyher kështu rekordin, njejtë si me shfaqjen 24 orë në 24 orë në çdo ekran televizioni, apo faqe gazete si i vetmi show men gojështhurur. Edhe për mosqënien si Berisha, një pjesëtar i besdisur ekrani i familjeve shqiptare, Edi Rama bëri të njejtin betim e stërbetim gjatë fushatës elektorale 2013….Por le të kthehemi tek shfrytëzimi i pushtetit për sa më shumë vota .

Duke patur në dorë paratë tona publike, ndërsa ka lenë pa përmbushur jo pak nevoja emergjente, që lidhen me jetën tone të përditëshme,  dy muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka vendimuar zgjerimin e skemës së përfitimit të pensioneve suplementare. Si përfitues të saj janë shtuar qindra përfituesit të rinjt të cilëve deri më sot u është mohuar ky pension ligjërisht I meritueshëm.

Iu mohua gjatë dekadave të shkuara, ia mohoi dhe Edi Rama përgjatë qeverisjes së tij tetë vjeçare, kurse sot, në fund të mandatit të dytë, kur po kërkon me çdo kusht vota për mandatin e tretë qeverisës, ka shpallur fundin e bllokadës financiare dhe akordimin e shtesës së pensioneve suplementare për minatorët, për punonjësit që kanë shërbyer në industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe punonjësit e sektorit metalurgjik.

Lajmin “karem” për sa më shumë vota e ka bërë konfirmuar zyrtarisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili të martën ka shpallur listën me 191 personat e parë që e përfitojnë shtesën, duke theksuar se procesi do vijoj me shqyrtimin e qindra kërkesave të tjera të bëra nga homologë të 191 përfituesve të parë.

Sigurisht dhënia e hakut të mohuar deri më sot është një lajm që të krijon shije të  mirë, por kur mendon se gjithsa bëhet duke shfrytëzuar pushtetin, veç për sa më shumë vota, kjo shije kthehet në xeher. Për vetë faktin pasi fatet tona edhe nën Edi Ramën, vijuan si në kohë të Berishës, pra të varen nga humori i këtij të fundit, që sikurse  “Mbreti diell” i Frances Luigji i XIV, vepronte nen devizën “ligji jam unë”. / Arberianews.net

SHKARKO APP