Për Berishën dhe qenefët e tij

Une dhe Sali Berisha nuk ngjajme kerkund, por dje-si perhere xhanem, dalluam edhe ne nje akt qe duket formal por vlen per gjithe gjyqtaret popullore te Sali Berishes ne media apo qenefet e tij“…

Nga Erjon Braçe- 

Lexova me durim gazetat e dites, ashtu sic qenefet virtuale qe i shquajne si portale dhe, me duhet te them disa gjera;

E para, jam i shastisur se si thuajse te gjitha gazetat, kane zbardhur dialogjet e djeshme ne seancen e Kuvendit-pergjithesisht korrekt-duke mbrojtur Sali Berishen, por titujt e Panorames-rasti me i vecante, permbysin teresisht kronologjine e ngjarjes qe eshte mu poshte titujve qellimisht te rreme; ashtu sic gjithcka e gazetes Shqip eshte nje turp qe s’ka lidhje me ngjarjen, perkundrazi e permbys qellimisht ate.

E dyta, te gjitha qenefet virtuale, portalet pra, ato qe paguahen direkt nga Familja dhe ato qe kthejne ne “natyre” pas, parate e marra gjate pushtetit te Familjes, kane permbysur ngjarjen ne funksion teresisht te pagatorit te tyre te vjeter.

E treta, jam po aq i shastisur qe nje perFitim qe thote se ka mendim, ben gjyqin e tij banal duke pretenduar se ka perseri mendim; perFitim, shpifja nuk eshte mendim, as fyerja pavaresisht pretendimit tend mbeshtetur ne te paverteta.

Nisur nga sa me siper dua te shtoj shume me teper;

Po, dje i jam përgjigjur deputetit Arben Ristani- shembullit ekselent të nivelit mizerabël të gjyqësorit shqiptar, administratës zgjedhore, Kuvendit tani, por dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ju pergjigja, pasi ky nivel, ne menyre te perseritur, nga vendi-rreshti i pare shume prane foltores, adreson dhe, dje adresoi fyerje kundrejt meje ndonese as qe e kisha permendur deri ate kohe, jo me ta kisha fyer.

Ketu nisi dhe, prej tij jo prej meje, une po- jam pergjigjur;

I jam pergjigjur vetem Arben Ristanin dhe kerkujt tjeter ne ate rresht-e theksoj se degjova dje nje tjeter qe tha se kisha fyer edhe nje grua, megjithese nga cfare lexova tani paska qene dhe Jozefina Topalli qe paska merituar nje pergjigje.

Po, dje i jam përgjigjur deputetit Sali Berisha-shembullit pa të dytë të nivelit më fyes, të dhunshëm, poshtërues e vrasës të çdo kundërshtari e jo vetëm të tillë, në 25 vite të tij në politikë- pa marrë parasysh kontributin e tij të vyer, pot ë tillë në Partinë e Punës, në pushtet apo në opozitë, në Kuvend, media apo në murin e tij të pushkatimit.

Ju pergjigja, pasi ky nivel, ne menyre te perseritur, nga cdo hapesire fizike apo virtuale, foltore pushteti apo opozite, qeverie apo Kuvendi, nga vendi i tij ne Kuvend apo cdo vend qe pushton, media gjithashtu, ka adresuar ndaj meje shpifjet me te uleta, akuzat-nga me banalet deri tek me monstruozet, pa provuar qofte edhe nje te vetme ne 25 vitet e pushtetit te tij ekzekutiv, gjyqsor apo politik.

Rastet e tij janë të gjitha unike, por me mua edhe për shkak të moshës, ka qenë një vrasës i përditshëm i dëshirës për tu marrë me politikë, por dhe një stimul i pashembullt për të luftuar çdo ditë kundër tij.

Une dhe Sali Berisha nuk ngjajme kerkund, por dje-si perhere xhanem, dalluam edhe ne nje akt qe duket formal por vlen per gjithe gjyqtaret popullore te Sali Berishes ne media apo qenefet e tij:

Une Sali Berishen nuk e kam fyer kurre nga foltorja e Kuvendit, ai e ka bere perhere;

Sali Berisha, sa here ka ngritur nje akuze ndaj meje, nuk ka patur nje prove te vetme, une sa here e kam akuzuar gjithnje kam patur nje dokument para e perballe tij; pak ore mu deshen, aq sa per tu familjarizuar me dosjen per te cilen as qe kam patur ndonjehere interes dhe, me nje leter, leter te pronarit te kompanise ne emer te se ciles sulmonte Sali Berisha, ta nxirrja perseri genjeshtar e shpifes te pashoq; me letra, jo me shpifje, me letra.

Ai kurrë nuk ka provuar një akuzë ndaj meje, unë kam provuar çdo akuzë që kam ngritur për të e qeverinë e tij, janë ditët kur gjithë çfarë kam thënë në 8 vite po provohet katërfish, fije për fije.

Dje arriti kulmin!!

Nga vendi, fill pas Ristanit dhe ne urdherim te grupit te tij, pa rreshtur, ka artikuluar fyerje pa fund ndaj meje dhe familjes sime, edhe pse deri ne ate moment, as qe e kisha permendur, as qe i isha afruar ligjerimit te tij skandaloz por te zakonshem pak para meje; perkundrazi u permbajta derisa nga goja e tij degjova sharje banale rruge, te cilat, cuditerisht nuk jane sot neper gazeta, pavaresisht se gjithkush qe ishte ne salle, nga kryetari i Kuvendit deri tek gazetari i fundit ne salle i degjoi qarte.

Ketu vijoi me te, ne pergjigje te sharjeve banale te tij por kurre me nje pergjigje sic sharjet e tij ndaj meje.

Tani, gjithkujt qe eshte ndjere keq nga kjo dhe prej dje-sot po ben gjyq, i kerkoj ndjese.

Por dua te jem i qarte;

I kam përgjigjur fyerjeve që dëgjoj prej 20 vitesh dhe në kulm të tyre dje!

Ka nder ju qe kete e gjykojne si faj, une jo!!

E dini pse?

Sepse Kuvendit te Shqiperise dhe prej tij gjithe shoqerise shqiptare, po i imponohet dhunshem nje rregjim banal ku nje njeri-I VETMI, mbase dhe disa rreth e qark tij, i eshte legjitimuar e drejta per te share banalisht, fyer njesoj, akuzuar barbarisht e sulmuar kriminalisht, nderkohe qe gjithkujt tjeter, dhunshem, po i kerkohet te pranoje e duroje, poshterohet e vritet publikisht, familjarisht madje.

Ka ne Kuvend qe e pranojne kete, mbase ka dhe qe mendojne se e meritojne-per ato qe kane bere apo nuk kane bere, ndaj e pranojne;

Unë jo. Nuk e pranoj sepse nuk kam bërë kurrë në 44 vjet të jetës sime, ndonjë nga krimet për të cilat më akuzon Sali Berisha.

Kam patur thuajse rrogen e tij, por jo pushtetin e tij, ndaj pasuria ime as qe krahasohet kund me pasurine e tij; po le menjane Familjen pastaj!!

E degjoj shpesh te thone lart e poshte: ska pasur pushtet ai, ndaj!!

Po u pergjigjem sot: nuk eshte ceshtje pushteti, eshte ceshtje zgjedhje; kam zgjedhur te mos vjedh, te jetoj ndershem, pandaj kam mundesine te them gjithnje te verteten!!

Ndaj do vijoj te rri perballe!!

Dua te shtoj dhe dy fjale, ne adresa krej te ndryshme, te pakrahasueshme;

Se pari, per grupin e sulmit qe Sali Berisha e ka kthyer ne milici parlamentare-kriminale;

Ju njoh si kerkush tjeter, nga “dita 1”-kur kalonit gardhin per t’u bere pjese e haremit te nje supertrafikanti droge ne Golem (faktuar ne raporte te SHISH te cilat i zoteroj une) dhe me radhe, “shetitjet” deri ne Lushnje per te rekrutuar me nje rreth kriminal kamikaze bombash mu ne mes te fushates po te tille, deri ne qindarken e fundit qe perfitoni nga shfrytezimi barbar i pasurise publike-kombetare, falur me licenca te paprekshme dhe tani e prej te cilave, po fitoni pa fund pasuri prej nga ju buron dhe arroganca e domoshdoshme per milicine parlamentare!!

Ka nje kufi dhe per ju: Ligji!!

Se dyti, per nje mori te pafundme njerezish te mire, te njohur e te panjohur, te cilet dje dhe sot, ne rruge e telefon, ketu ne mur apo inbox, me kane shkruar te shqetesuar por duke qene solidare e mbeshtetes ne menyre te pazakonte;

Ju jam mirnjohes te gjitheve!! Pa fund!! Sic ne cdo dite te ketyre 20 viteve.

Nje kerkese kam per ju:

Mos më shkruan më “kujdes, Sali Berisha të vret”

Ju respektoj por e mendoni shume gabim.

Une e di fare mire qe Sali Berisha te vret;

E thjeshte ai ka kryesuar vete qeveri dhe struktura qe kane vrare publikisht, rrembyer e zhdukur njerez te zakonshem, patriote gjithashtu; me kalojne para syve Remzi Hoxha, Ziso Kristopulli, Fatmir Xhindi, Remzi Veseli, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika, ashtu sic dhjetera gazetare te dhunuar barbarisht, te tjere njerez te zakonshem qe rrojne thjeshte prej gabimit te shenjestres.

Por kam zgjedhur te mos i nenshtrohem rregjimit te tij te sharjeve, fyerjeve, shpifjeve, akuzave pa fakte e prova, sulmeve personale dhe fizike; do i refuzoj dhe do i pergjigjem, si gjithnje me fakte dhe prova, nje per nje, do jem i lire prej milicise parlamentare e do them te verteten per cilindo.

Frika qe me sugjeroni si “kujdes”, te merr shpirtin dhe une nuk kam ndermend ta pranoj kete.

As ju, as njeri prej jush, do jete gabim i madh nenshtrimi dhe heshtja ndaj rregjimit kriminal te baltes e poshterimit.

Duhet ta luftojme!!

Nuk ka ‘cte bej me shume sec na ka bere;

Pas pak ditesh, nje dite si 26 maji i 20 viteve me pare me kujton se kam hyre ne politike, Kuvend gjithashtu, gjysem i vdekur pas dhunes barbare te Sali Berishes dhe bandes se tij shteterore ne zgjedhjet me kriminale te mbajtura ndonjehere ne kete vend.

Cdo bej me shume? Do me vrase? Bujrum, mu ne mes te Tiranes jam dhe perballe, sic secili nder ju ka bere per 25 vite me radhe duke mos ju nenshtruar kurre.

Ndaj kercenuesve te djeshem e qe vijojne dhe sot dua tu them dy fjale:

E keni kot!

Por jeni lehtesisht te identifikueshem!! Me miq plot qe po punojme serish per koncesionet, po mbledhim secilin prej jush, do jeni publike dhe do na keni secilin- nga une i pari, perballe, mu para fytyres, njeri pas tjetrit.

Rregjimi i baltes duhet mundur dhe do ta mundim, te gjithe bashke.

Nderkohe, per te mos terhequr vemendjen me me kete ceshtje, pas pak rikthehemi te publikojme fakte te tjera per koncesionin e markimit te karburanteve dhe koncesionin e pullave fiskale.

Ky ishte halli qe prodhoi dhunen dje! Atje do rinisim pas pak.

SHKARKO APP