Për “duelin” mes Tonin Tërshanës dhe Sinan Hoxhës

Nga Mentor Kikia

Tonin Tershana, nje prej zerave me te mire te kenges shqiptare ne vitet '80 te shekullit te kaluar, paska qene i pastrehe dhe me ne fund mori nje banese sociale nga bashkia.

Ne fb lexova shume komente revoltuese se si eshte e mundur qe Tonin Tershana ishte pa shtepi, ndersa Sinan Hoxha, psh, blen saraje e merr dhurata nga 5 mije Euro ne dasme.

Dhe per kete bejne fajtor shtetin. Eshte e vertete qe s'ka te krahasuar Tonini me Sinanin dhe gjithe sojin e sinanerve.

Por tani jetojme ne ekonomi tregu.

Tonini dikur merrte vetem duartrokitje, Sinani tani merr para. Ne nje treg te lire nuk imponon dot mallin, por do te shesesh ate qe kerkon konsumatori.

Psh, nese konsumatori kerkon mut (shume ndjese per fjalen, por s'kam nga ia mbaj pa e perdorur), t'i nuk mund te shesesh mjalte.

Keshtu qe i bie te pasurohet Sinani.

Me pak fjale, nuk eshte faji i atij qe shet m…, por i atyre qe e hane m….

SHKARKO APP