Për Gridën
Nga Ilir Levonja
U ke futur tmerrin Grida. Çfarë nuk po bëjnë. Po përpiqen të të përdhosin përmes bukurisë. Hera e parë që mu dhimbs edhe Vangjushi. Dukej si një kalli i tharë përbri asaj shpine si rrjedhë uji.
1)Shqiptarët e botës së internetit janë përfshirë në një zhurmë virtuale. Shumë socialistë të mirë. Njerëz të thjeshtë. Kësaj here shumë gra. Ndaj miqësisht atyre po u drejtohem. Grave të anëtarësuara. Po ashtu edhe atyre mendjeve prej trotuari nga koha e diktaturës që, kur lodhnin ndonjë qoshe duke ngrënë fara luledielli. Kur u kalonte aty pari ndonjë vajzë e bukur, vdisnin duke u lëpirë e duke thënë. ''Ec, aty…, të hëngsha gjoksin. Të hëngsha gomat rezervë etj''. Kjo po vazhdon edhe sot. Pa e kuptuar. Ashtu si me nostalgji të fshehur. Si e si të na mbushet mëndja se kështu po e zhvlerësojmë kundërshtarin.
Por për së pari grave. Një kujtesë miqësore. Vërtet duke shpërndarë atë fotomontazh po ia rrisni vlerat Vangjushit? Vërtet, po i kënaqni edhe sytë e burrave tuaj nëpër kafenetë e darkës? Me ''pa vlerën'' e asaj fundshpine gruaje? Gjykoni se ata, që u buzëqeshin përmes mobileve, nga kafeneja, do të votojnë Dakon e dhembshur? Vërtet, u duhet profesionit tuaj prej shtëpiakeje, linjat seksi, fustani i ngecur mes të ndenjurave, i një femre.? Thua do të ngrihet shifra e mjerë e përkrahjes suaj sociale. Ngujimi modern, i një shërbyeseje shtëpie. Që ciladoqoftë nga ju, e djathtë apo e majtë. Vërtet i fituat të drejtat, përfaqësimin në vendim marrje, në ndërtimin e të ardhmes. Të ardhmen tuaj pa pensionim. Duke menduar se me shpërndarjen e atij fotomontazhi të ndenjurash. Pikërisht përmes shërbimit të internetit me ofertë? Vërtet u ndreq ai vend me luftën e fokusuar në një grup emrash? Vërtet ju besoni se burrat tuaj, gjysmë Vangjush, gjysmë të rakiosur, do futen në shtrat me dëshirën tek fundshpina juaj? Sidomos pas atij fotomontazhi që ngjall edhe nepsin e të vdekurit. Keqardhje, për rrugën e duhur, apo drejtimin e duhur.
2) Eshtë fakt që rrjetet sociale e kanë mundur prej kohësh shtypin e shkruar. Aq sa hera-herës me keqardhje editorialet i referohen atyre. Deri tek statutet e fb. Si përshëmbull të sharat midis kuvendarëve, vijojnë edhe pasi mbyllet Kuvendi. Vijojnë në shtyp. Kësaj radhe risillen aty përmes statuteve të aktorëve politikëbërës nga bota virtuale e internetit. Këtu përfshihen edhe familjarët. Siç qe rasti i mbrëmshëm midis Berishës, Ballës, dhe Shkelzen Berishës.
Janë përfshirë në një fushatë të pasmesh femre. Po a mund të denigrohet kështu një kandidate? A mund t'ia ulim pikët? Tjetra për çfarë na duhet se kujt i janë, apo nuk janë ato të ndenjura ku fle një fustan, me një vijë të rrëzuar që i kënaq kaq shumë këta sy votuesish? Të Gridës apo të Justyna Steczkowska-s etj?
Po ndërsa shtypit, atij, apo atyre webe tradicionale u duhet zhurma. Nuk e kuptojë përse njerëzit e thjeshtë. Sidomos simpatizantët. Sidomos simpatizanteve. Përse duhet të përfshihen në këtë zhurmë e cila nuk zgjidh ato probleme që konstatuam më sipër?
Përse nuk ndihmojmë për së pari vetveten, ne. Që mbasandaj të kujtohet politika e të na ndihmojë.
A e dini.? Lodrën e botës virtuale ju e keni në dorë. Nuk është aspak e vështirë për të shuar kureshtjen tuaj? Jo aspak. E bëjnë vet njerëzit. Ta tregojnë ata se cila është. Mjaft të jeni të vëmendshëm me njëri-tjetrin. Jo me nervat ndaj socialistit apo demokrates. Justyna Steczkowska. Mjafton të shkosh në Google dhe të kërkosh me këtë emër. Të dalin edhe fotot që po ju çmendin. Ju e keni mundësinë. Ashtu siç jeni mjaft virtuale kur luani Candy Crush Saga. Argëtohuni edhe duke braktisur inatin tuaj. Për të kuptuar ekzistencën tuaj. Ekzistencën e zhurmës që është një vrull ere që nuk i rregullon të drejtat tuaja. Që u la shtëpiake. Fatkeqësisht…