Per Liljanen e Fierit..

Nga Manjola Zeka
Jam e sigurt se te henen do pendohet. Do jargavitet para trupit gjykues, nga trim do kthehet ne burrec dhe do perbetohet se e donte Lilin..me pas, mund dhe te lotoje..”Mi erresoi syte dhe mendjen xhelozia- do vazhdoje rrefimin me koken ulur i ndaluari, i cili eshte gjalle..merr fryme.
Po Liljana..Liljana ku eshte sot?? Ajo nuk mund te flase..nuk mund te ktheje nje pergjigje MASKARA, e keshtu nuk do merret vesh kurre, pse e pagoi aq shtrenjte..ja more jeten. Do degjojme vetem derdellitjet e tua…
Fieri u trondit dje. Nuk ishte pare as degjuar nje vrasje e tille. Shkon burri ne shtepi, rreh gruan, e fut ne banjo e zhvesh dhe me pas e vervit nga kati i katert..
A ndjehesh me i lehtesuar keshtu o qyqar?? Aaa po, e nxorre dhe lakuriq dhe si burre namuzqar u kenaqe me kete veprim. E turperove dhe te vdekur.
Tek shkruaj keto radhe Une ndiej neveri per ty dhe a e di pse? Ti dhe soji jot jeni njerez te dobet. Po, po jeni frikacake..jeni m…jo burra. Dyshove ne ndershmerine e saj?? Ndaje..lere te lire dhe vet do ishe rehat..po ti nuk je burre..je M…
Ne nje foto pashe se Liljana ishte nje grua e qeshur..dukej qe e donte jeten. Me ç’te drejte ja more o katil??
Po si nuk i bere mire hesapet kur e more kete vendim. Humbe shumeee. Humbe gruan..humbe femijet ( te cilet do rriten jetime..me nenen qe nuk jeton me dhe nje baba qe nuk dihet kur do e shohin) ( te pakten kshu shpresoj)..kjo eshte e gjitha..çfare fitove? Me thuaj ta di?? Je i mbarur, por do te doja te vuaje shume dhe shpirti mos te te gjej rehat, per kete krim qe ke kryer.
Nuk di deri kur do degjojme histori te tilla?? Nuk di deri kur gruaja do flakaritet ne kete menyre? Nuk di deri kur organet kompetente do mesojne te bejne punen e tyre(lexova qe duhej te kishte mbrojte nga policia)..Nuk di , deri kur ato dhjetera Shoqata ne mbrojte te grave te cilat lulezojne per te mbrojtur keto te fundit, do te ngrihen fuqishem dhe t’ju degjoher zeri..Nuk di..nuk di.
Numerohen dhjetera raste te tilla. Po, Liljane e di, por jam e pafuqishme. Te shkruaj ketu nuk me pengon njeri. Kaq mundem. Me fal nuk bej dot me shume..

SHKARKO APP