Për tokë bre, ata as të mashtrojnë nuk dinë!

Protestat e vetë demaskuara kundër Kryeministrit shqiptar në Nju Jork

Nga Alban Dega (Nju Jork)

Të gjitha mediat e mafies politiko-mediatike të Tiranës botuan sot një lajm bombastik për protestat e organizuara në Nju Jork kundër kryeministrit shqiptar. Cila është e vërteta e këtyre protestave? Gënjeshtra, mashtrime, trukime fund e krye. Sa cinike e djallëzore aq të trasha dhe vetë demaskuese në sajimin e tyre nga një gjoja ish-moderatore e televizive. Gënjeshtra fillon qysh me titullin e saj “Kryeministrin Rama e presin me protesta në Nju Jork”? Protesta në shumës sikur Nju Jorku të jetë dridhur mbrëmë nga protestat kundër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në SHBA.

Videoja shoqëruese që duhet të vërtetonte këto protesta nuk ka asnjë pamje e as një thirrje, asnjë parulle e asnjë mesazh proteste nga askush. Krejt e kundërta ai paraqet kryeministrin shqiptar duke rrokur duart e duke u përshëndetur tepër miqësisht me shqiptarë e amerikanë. Fotot shoqëruese dhe pasqyruese të “protestave” kundër Ramës tregojnë ashiqare me pak se një ekip basketbolli ( 6 veta ) pa rezervat me parulla që me tepër se shprehin protestë kundër kryeministrit shqiptar kërkojnë ndihmën e tij për të parandaluar një aferë të mirëfilltë korruptive e mafioze, kontrate kusare e antishqiptare të qeverisë së mëparshme për ngritjen e pesë hidrocentraleve mbi Perlën e Tropojës dhe të Shqipërisë, Luginën e Valbonës. Çfarë shkruhet e thuhet në kronikat e mediave të mafies politiko-mediatike të Tiranës demaskojnë keqazi skenarin e tyre për të baltosur e njollosur vizitën historike të Kryeministrit Rama në SHBA pa filluar akoma.

Kopilin e mafies politiko-mediatike të Sali Berishës, Genc Rulit, për ri-vrasjen e Valbonës  orvaten t’ia lënë në derë Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Është kjo qeveri që ligjërisht ka shpallur me ligj moratoriumin jo vetëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e parqeve kombëtare si ai i Luginës së Valbonës, Bjeshkëve të Nëmura, Lurës, Munellës, Gramozit, Bregut por të pyjeve të rrënuara në mbarë vendin tash e 25 vjet. Duke u orvatur ti nxjerrin sytë e duke e qitur në pritë “armikun” Edi Rama ata në fakt demaskojnë veten dhe qëllimet e mbrapshta. Fotot si dëshmi vizuale dëshmojnë po ashtu injorancën dhe analfabetizmin total jo vetëm në gjuhën angleze por edhe në atë shqipe të organizatorëve të kësaj mini-proteste.

Konkretisht: Po e filloj me parullën që e paraqet me germa në media;” EDI RAMA NO HYDROPOWER IN VALBONA” (!? ) O kuku o nana jema, thonë andej nga Shkodra. Asnjë amerikan e anglofolës nuk e kupton këtë fare anglishteje prej Zallit te Kirit. Pse? Kjo parullë në shqip përkthehet ” EDI RAMA JO ENERGJI UJORE NË VALBONË”. Nuk e dinë të shkretët se fjala Hidorcentral në anglisht shkruhet” HYDROPOWER PLANT”  që fjalë për fjalë do të përkthehej “Fabrikë, Uzinë Energjie Ujore” shkurt Hidrocentral.

Çdo parullë në shqip dhe anglisht është shkruar me anglishte Plepash dhe shqipe të Akademive të Domosdovës siç i fshikullonte Fan Noli i pavdekshëm, arritja më e madhe e ish-qeverisë së analfabetizmit të Shqipërisë për gati 13 vjet. Po ambienatalistët me profil të lartë të Nju Jorkut në protestë si i kanë emrat? Çfarë thanë? Kujt ia thanë? E në çfarë gjuhe i thanë? Ku janë videot me protestat e tyre? Çdo koment është i tepërt. Mafia politiko- mediatike e Tiranës me këto “protesta” virtuale, qesharake, injorante kundër “armikut” Rama i bën një vetë demaskim shembullor vetvetes dhe politikës së saj jo vetëm antishqiptare dhe antiamerikane. Dhe  kur? Pikërisht në kohen që kryeministri shqiptar Edvin Rama takohej me mbi 500 bashkatdhetarë shqiptarë e amerikanë në “Museum of Jewish Heritage” dhe me De Balsio, Kryetarin e Bashkisë së “Kryeqytetit të Botës” në zemrën e Nju Jorkut. Këta as të gënjejnë nuk dinë. Gënjeni për Tokë vëllezër. Vetë demaskim shembullor i mafies politiko- mediatike të Tiranës. Një fillim i mbare i vizitës së Kryeministrit shqiptar Edvian Rama në SHBA.

SHKARKO APP