Përbuzje…

Nga Ylli Dylgjeri –
Ora 24.00.Jam i tronditur…Sapo ka mbaruar emisioni për emigracionit klandestin në “Top Story”.
E ndoqa këtë emision me vëmëndje. Sinqerisht nuk u besova veshëve e syve: Drejtoria e Emigracionit në Policine e Shtetit me në krye Drejtoren… që sdua tja dëgjoj më emrin… ishin pjestarët e rrjetit më të madh
të emigracionit arab, klandestin, në Shqiperi. Pra, nga Drejtorja, i shoqi, familja e saj, e deri te specialistet e drejtorise ishin në shërbim të klandestineve arab që hynin në këtë han pa porta! Korrupsion i pa parë! Një rrjet i tërë i organizuar punonte, arkëtonte, regjistronte e fallcifikonte dokumentacion të zi në sy të policëve e drejuesve syleshë. Pamje të trishta. Drejtues, policë
e arabë që thithnin nargjile, takoheshin klubeve me agjente të inkriminuar e thurrnin plane për kontigjentet e reja të klandestinëve arabë.
Në fund: Regjistrime kompanishe arabe fallco në QKL.
KY ISHTE SKANDALI!
Paçka se rrjeti ishte zbuluar e neutralizuar një ditë, e sipas policisë edhe autorët ishin ndaluar sipas konferencës për shtyp të krereve më të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shija që më la
ky emision ishte mjaft e rëndë për mua, ish punonjesin e lartë të Ministrisë së Brendshme..
Një morri pyetjesh më erdhën në mënd:
Pse për këtë polici votuan shqiptarët? Kjo është policia që duam? Për këto kontigjente paguajme taksa? Kjo ishte e majta që ju dhanë 800 mije vota shqiptaret? Duhen besuar sërisht këta? Më mirë policë që hanë fara në kapele sesa kjo farë polici!
Me këtë mosbesim mbyllej dhe emisioni në Top Story.
Pas trasmetimit të materialeve, redaksisë i kërkohej emisioni si dokumentacion nga Policia!
Për këtë drejtuesit e emisionit sqaronin: “Akoma nuk kemi vendosur. A mund ti besojmë kësaj policie materialet tona investigative?”
Kaq mjafton per të kuptuar se çfarë shteti bëri Rilindja
që do të hyjë edhe në europë!
Përbuzje për ty Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, e në fund edhe për ty o Sandër Lleshaj.

SHKARKO APP