Përpjekje për t’u dukur sikur “lufta vazhdon”

 

Nga Mero Baze

Debati mbi abuzimin e shekullit me privatizmin e OSHE, blerë nga kompania CEZ dhe gropën që ajo ka hapur në financat shqiptare ,nën qeverisjen e Sali Berishës, shkaktuan një tërmet politik në Shqipëri, nga i cili Berisha u tërhoq me bisht në shalë, duke i ikur dhe votimit për hetim ndërkombëtar. I gjendur bosh pas këtij debati të cilin tentoi ta përdor për diversion politik, sot pati një përpjekje për të imituar vazhdimin e debatit.
Partia Demokratike doli në një konferencë shtypi dhe akuzoi OSHHE, se ka bërë një tender 4.5 milion dollarë për ndërtimin e një nënstacioni dhe e ka fituar një biznesmen, të cilën PD e shpalli dhe mik të Edi Ramës, siç thuhet për gjithë ata që shpallen fitues. Ndryshe nga herët e tjera, PD i përmendi dhe emrin, duke njohur natyrën e tij fjalëpak dhe joagresive, dhe duke mos e pasur klient të saj.
Por nuk dua të merrem me të, por me fenomenin për t’u dukur sikur debati për OSHEE, vazhdon.
Në të vërtet bëhet fjalë për ndërtimin e një nënstacioni elektrik të OSHEE, nga ato investimet e rëndomta të asaj kompanie, që normalisht është tenderuar dhe e ka fituar një kompani prestigjoze, që operon në Shqipëri nga viti 1991. Nuk ka asnjë ankesë për shkelje të konkurencës dhe as ndonjë ankimim juridik. Edhe sikur të kishte nuk do ishte fundi i botës, pasi ka për 90 për qind të tenderave që bëhen, por jemi thjeshtë në një proces prokurimi, ku duhet të ndërtohet një nënstacion.
Nuk jemi as në fund të investimit ku të kostatojmë se biznesmeni nuk e ka bërë me cilësi punën, dhe as në kushtet e zhdukjes së 4.5 milionëve, duke mos e nisur fare punën, siç ka nodhur me kunatin e Berishës tek Piramida. Jemi thjeshtë para një njoftimi fituesi, për një investim të OSHEE dhe kemi një deklaratë të egër të PD drejtuar personalisht Drejtorit të Përgjtishëm të OSHEE me një fjalor të pazakont fyes dhe kërcënues, a thua se ka vrarë dikë.
Cfarë ka ndodhur?
Niveli i lart i nervozimit dhe gjuha e urrejtjes e deklaratës zyrtare të PD, është e tillë, sikur PD ka humbur një tender, biles jo tender, por sikur ka humbur 4.5 milion dollarë nga arka. Por nuk është as kjo arsyeja. Nuk di kush kanë qenë konkrunntët, por dhe sikur vet Familja të ishte në tender, nuk do kishte përdorur këtë gjuhë urrejtje.
Lepuri fle tjetërkund.
Përpjekja për të ulëritur me zë të lart, sikur cfarë po ndodh në OSHHE, për një procedurë të rëndomt tenderi, është në fakt instiktive, nga kompleksi që ju krijua PD , e cila mbylli gojën për një abuzim historik me CEZ dhe ish OSHE, që u privatizua dikur. Mënyra si Berisha e privatizoi, si e ropi, dhe si e falimentoi, e detyroi atë të përfshihej në një betejë politike këto tre muaj, me shpresë se duke e përdorur atë abuzim për diversion politik, mund t’ia dilte të fuste qeverinë në krizë dhe ti shpëtonte hetimit për cafrë ka bërë. Ajo nuk ndodhi, dhe Berisha që pëlliste për hetim ndërkombëtar, “harroi” në fund të votonte nga frika, se Prokurori i huaj, nuk i dihej cfarë letrash hapte.
Ajo që ndodhi në opinion publik, ishte cudia se si ky njeri që ka dy muaj që bën namin për CEZ, mbylli menjëherë gojën, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe eksponent të lart të PD, si Dashamir Shehi, vunë në dukje talljen që Berisha i bëri PD me këtë cështje duke luajtur teatër.
E gjithë zbrastia që u krijua pas zhurmës, tani është një akuzë dyfishe për Berishën, për atë që ka bërë me CEZ dhe atë që bëri me përpjekjet e tij për ta mbyllur hetimin e tij.
Dhe për t’u dukur se ai nuk do heq dorë nga OSHE, tani merr ditën e punës së Drejtorit të OSHE dhe e kthen në akuzë, duke e akuzuar pse ka shkuar në punë, pse ka kërkuar lek dritash, pse bën investime, pse bën tendeta pse i fiton tenderat dikush që nuk e do Berisha etj. Ky është një teatër edhe më fallco se ai i hetimit të CEZ, pasi është një përpjekje për t’u dukur sikur “lufta vazhdon” me mjete të tjera. Në fakt e vetmja gjë që vazhdon është makthi që vjen nga fakti se ai e di cfarë ka bërë tek CEZ. Dhe sec ka një zili të fshehtë mos vallë dhe këta bëjnë aq lek sa ai, Atëherë!

TEMA

SHKARKO APP