Përralla sllovene

Nga Gëzim Mekuli

Është shkurtëpamësi e diletantizëm politik dhe të them edhe gaf diplomatik kryemendimi që ka kapluar faktorin shqiptar: "Na ka ndihmuar Sllovenia", thonë disa. "Na ka njoftë si shtet", thonë të tjerët… "Kujdes, se nuk bënë me reagu ashpër!" "Mos, se janë miqët tanë ndërkombëtarë", thonë ca të tjerët!
Çka është ky mendim? Çka po ndodhë në diplomacinë tonë (të brendshme dhe të jashtme)?
Mendosj se, ai/ajo që ka sadopak njohuri në marëdhënjet politike ndërkombëtare, e di se kjo është "përralla e shqiptarëve" të shekullit XIX.
Ta them pa dorashka:
Sllovenia na përkrahu sepse kishte intereset e saja politike; Jo se na donte neve se kishim "qenin e sharit" apo "darkën e lamës".
Përmes Kosovës u internacionalizua edhe çeshtja e pazgjidhur sllovene dhe u diagnostifikua "sëmundja serbe".
Përmes tragjedisë së Kosovës, sllovenët realizuan shumë projekte kapitale gjeo-politike dhe, historike. Mediat sllovene, politikat e shtetit slloven e kapën mirë propagandën politike, dhe përmes dhunës serbe ndaj shqiptarëvet, argumentin e tyre e bënë edhe më madhor edhe më të kapshëm tek opinioni ndërkombëtarë. 
Jo përmes "Kikecit", por përmes shqiptarëve, u njohën sllovenët.
Ky "mentalitet i robit" dhe ky mendim politik si për shembull: "shuj se k'ta na kanë ndihmu", e "mos ti prishim puntë me ta", është tregim i stërvjetëuar i gjyshërve tanë që nënshkruanin dokumentet me gisht.
Politika, diplomacia, ekonomia politike dhe marrëdhënjet mes shteteve në shekullin XXI nuk ecën kështu. 
Përralla ka fund! Ajo duhet të përfundoj, së bëhet monotone dhe e pabesueshme pastaj.
(*Film slloven për fëmijë që shfaqej në vitet 1978-1980).

SHKARKO APP