Përse akuzohet Ismail (Ballist) Morina
Rreth 12 orë pas shoqërimit dhe më pas arrestimit të Ismail (Ballist) Morinës dhe 3 shokëve të tij, Policia e Tiranës ka reaguar në mënyrë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje. Ajo thotë se, Morina akuzohet për armë mbajtje pa leje.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Policia e Kryeqytetit, siç jeni njoftuar edhe më parë, ka ndërmarë një sërë masash për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv SHQIPERI – SERBI, i cili do të zhvillohet më datë 08.10.2015 në qytetin e Elbasanit. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë policia ka kaluar në shërbim të përforcuar. Të gjithë komisariatet në zonat që ata kanë në juridiksion, janë ngritur pika kontrolli dhe janë verifikuat të gjithë automjete për të cilat Policia ka pasur dyshime.
Si rezultat i kontrollit më territorin e juridiksionit të Komisariatit nr.1, u bë i mundur ndalimin e katër shtetasve, 1 shtetas për armëmbajtje pa leje dhe 3 shtetas të tjerë për moskallëzim.
Filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal në ngarkim të shtetasit Ismail Morinaj , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Si dhe për “Moskallëzimin e Krimit” parashikuar nga 300 i K.Penal në ngarkim të shtetasve :
- Erion Bahushi , 22 vjeç lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë
- Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
- Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Ndaj këtyre shtetasve ëhstë ushtruar kontroll nga shërbimet e policisë në rrugën “Petro Nini Luarasi” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Ismail Morinaj, i është gjendur e fshehur në trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava “me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targë AA 874 KY dhe gjendej në shoqerinë e shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha.
Gjatë kontrollit të mjetit në pjesët e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja dhe një armë tjetër pistolete tip TT si dhe 30 fishekë për këtë pistoletë.
Gjithashtu në automjetin e këtij shtetasi i janë gjendur dhe 36 bileta, me emra të ndryshëm, për ndeshjen SHQIPERI – SERBI.
Gjithashtu në automjet është gjendur dhe një gëzhojë pistoletë.
Menjëherë është bërë shoqërimi i tyre dhe i mjetit në Komisariat dhe pas kryerjes së të gjitha veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ismail Morinaj, për veprën penale të “Mbajtjes së armëve dhe municioneve luftarake pa leje” si dhe arrestimi i shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexhaper për veprën penale të “Moskallëzimit të Krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Materialet në ngarkim të tyre do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Ismail Morinaj “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal dhe “Moskallëzimin e Krimit” parashikuar nga 300 i K.Penal për shtetasit Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha.