Përse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës?

Placeholder Image

Atij strategjikisht i duhet te hape dialog me aleatet e tij politike dhe me shoqerine civile dhe jo me partine ne qeveri. Zoti Basha deri tani bente kot se donte pushtet”…

Nga Artan Fuga

Perse z. Lulzim Basha nuk e pranoi ftesen e zotit Edi Rama per nje forum politik bisedash?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse nuk ka pike interesi ne kete vit elektoral.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ta pranonte do te ishte nje anashkalim publik i partneritetit me kryetarin e PD, doktor Berishen.

Po ashtu do te perjashtonte nga nje treshe qe i ntereson atij, zotin Ilir Meta. E po ashtu do te ngjallte mosbesim te aleatet e tij.

E cfare e do dialogun e institucionalizuar kur ne kete vit elektoral interesi ja do te radikalizoje qendrimin si opozitar?

Atij strategjikisht i duhet te hape dialog me aleatet e tij politike dhe me shoqerine civile dhe jo me partine ne qeveri.

Zoti Basha deri tani bente kot se donte pushtet.

Digjte bunkere qe t’u digte afshin e revoltes pasuesve te paduruar ne PD.

Si ta merrte, me dhune? Me kryengritje? Kush ta pranon? Por kete vit sinqerisht ai kerkon pushtet. O pushtet, ose i duhet e iki.

Cfare i duhet konsultimi jashte parlamentit!

Deri tani e ka pasur shume veshtire t’i kontrollonte deputetet e tij kur vete nuk ishte ne kuvend.

Fjalimet e gjata te dr. Berishes ne Kuvend kane nje funksion te fshehur.

Ai ze gjithe kohen e te folurit te PD dhe kshtu deputetet e PD kane pak kohe per te livadhisur neper shtigje aventureske kompromisesh me presidiumin.

Kishte nevoje t’i merrte me te mire deputetet. Po tani, ne kete vit elektoral? Jane deputetet e pd qe kane nevoje per zotin Lulzim Basha. Ne vit elektoral eshte partia qe kontrollon deputetet dhe jo deputetet partine.

Nuk ka nevoje pra te anashkaloje deputetet e PD qe duan te “dredhin bishtin”.

Sus tani! Ose ik nga lista!

Koha luan per te e jo per ca ish ministra qe ja kane sjelle elektoratit ne maje te hundes dhe si mekatare qe jane i lustrojne kepucet pushtetit te radhes.

Elektorati i kerkon fytyra te reja se me te vjetrit mo? Zoti Edi Rama e ka fitoren ne xhep.

Ja perse zoti Lulzim Basha besoj se e quan te tejkaluar ftesen ndoshta te sinqete dhe dashmirese te zotit Edi Rama.

Keshtu them une me tahmina o burre, se mos jam ne mendjen e tij.

Ja fus kot ketu te liqeni shtrire ne bar duke kqyrur zogjte qe cicerijne.

Se mos kam pune tjeter per te bere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?