Përse duhet një ligj i tillë?

 

Nga Genc Ruli

Ky eshte nje projektligj i sjelle nga qeveria per te cilin para se te gjykosh nese eshte nje ligj i mire apo i keq, duhet thene vetem , perse duhet e per cfare sherben nje ligj i tille?.
Pertej nevojes jetike per te nxitur e rritur ndjeshem normen e investimeve kapitale ne ekonomine tone shtrohet pyetja, perse eshte e nevojshme te behet nje dallim ne trajtimin mes investimeve strategjike dhe atyre jo strategjike.Perse duhet te kete nje regjim ligjor me te ndryshem e me favorizues per ato investime qe ne menyre subjektive e burokratike sot i cilesojme si strategjike( per me teper qe si investime strategjike ky pligj cileson investimet ne pothuajse ne te gjitha sektoret e ekonomise madje dhe ato qe kane nje volum nga dhe mbi 1 milion euro).
Nqs qeveria do te kishte shqetesimin e merakun per te nxitur investimet, cka eshte nevoje primare e ekonomise sone,atehere kjo qeveri le te ndermerte nje pakete teresore e komplekse per te permiresuar klimen e bisnesit, per te nxitur ,leshtesuar e mbeshtetur cdo lloj inisiative investitore.
Sigurisht qeverite kane rol te madh e kryesor me politikat qe ndermarrin , ne krijimin ne krijimin e nje ambienti ekonomik pak, apo shume terheqes per investimet.
Ajo cka minimalisht nje investitor kerkon per te ndermare nje investim ne nje ekonomi te caktuar, jane pak gjera :
-Stabilitet monetar
-Qendrueshmeri e parashikueshmeri ne politikat ekonomike e vecanerisht ne ato fiskalet
– Avantazhe konkuruese te ketij ambienti te caktuar ekonomik ndaj te tjereve
-Legjislacion te thjeshte e sistem gjyqsor funksional
-paksim te barres burokratike e administrate eficente
-nivele sa me te ulta korupsioni 
Nqse qeveria do te kishte ofruar keto prerekuizita bazike atehere biznesit nuk do ti duhej fare nje ligj si ky?
A kemi patur ne kto 2 vite te kesaj qeverie ,Qendrueshmeri pra dhe Parashikueshmeri,ne politikat fiskale dhe ato ekonomike?
• Taksat tatimet dhe akcizat jane ndryshuar e ritur ne te dy vitet, tej asaj cka premtohej nga qeveria. Me ritjen 50% te Tatimit mbi fitimin, te tatimit mbi te ardhurat personale e dividentin, me heqjen e perjashtimit te pageses se TVSH per makinerite e paisjet teknologjike, me ritjen 24 % te takses se qarkullimit etj, ne tashme vec kemi humbur ato pak avantazhe konkurueseqe kishim ndaj vendeve te tjera te rajonit.
• qendrimet e kesaj qeverie ndaj investimeve ne sektoret e rendsishem si energjitika apo cfrytezimi i pasurive te nentokes, kane kaluar neper disa amplituda ekstreme e befasuese , qe vec e kane trembur e bllokuar biznesin.
Le te kujtojme ketu sulmin agresiv qe ju be investimeve ne formen e koncesioneve ne energjitike, me argumenta nga me absurdet e me te stisurat, te cilat demtuan investitoret e bllokuan financimin bankar te tyre. Dhe kur kto sulme u frenuan disi kjo erdhi vetem kur ndonje kryeminister i vendit fqinje i kerkoi kryeministrit tone te mos rezikonte me tej investimet e investitoreve te tij.
• Burokracia me te cilen perballet investitori sot eshte bere o e shurdhet o predatore.Asnje afat i percaktuar ne ligjin mbi licensat lejet e autorizimet nuk respektohet me nga zyrtaret gjobevenes.
• Per te deshmuar se cfare behet konkretisht ne luften kunder korupsionit nga kjo qeveri mjafton te shohim se ne portalin elektronik te prokurimeve nuk cfaqen vecse 10% e prokurimeve qe kryejne perdite ministrite e agjensite e ndryshme.Numri i prokurimeve pa gare eshte rritur me shpejtesi sidomos pergjate vitit te fundit.
• Inspektimet e autoriteteve te ndryshme jane shtuar si epidemi e karkalecit ne bujqesi, jane bere nje fushate ndeshkuese e goditese ndaj bisnesit, madje se fundi po shohim dhe nje lufte mes ministrive per te zgjeruar kush e kush ne kuriz te tjetres zonen e saj te inspektimeve e te perftimeve.
Pikerisht ne kete realitet aspak terheqes e inkurajues per investimet private eshte krej absurde e teper mashtruese te propozosh miratimin e nje ligji te tille.
E shumta ky ligj do te kishte ndonje dobi komerciale po te vendosej si status ne Facebook te Kryeministrit dhe po te urdheroheshi nja 100mije simpatizante ti benin atij Like brenda nje ore.
Se fundi kam pershtypjen qe ku ligj bie ndesh dhe me nje gje me te madhe per ju. Pikerisht me Frymen dhe Besimin tuaj gati fetar te Guverna Rilindase dhe reklamen qe i beni"realitetiti fantastik" qe ju pretendoni qe keni sjelle dhe qe ky vend i shkrete kurre se ka pare e jetuar deri me sot.
Ligji vendos regulla e procedura strikte per zyrtaret madje dhe masa ndeshkuese nqse ata i shkelin ato.
Por kjo eshte te mohosh qe sot nuk kemi me ate "lloj" nepunesi tradicional ,por nepunesin e zyrtarin rilindas. E ky soj i ri zyrtari ka deshmuar tashme qe jo vetem qe nuk i zvarit kerkesat e bisnesit por perkundrazi del dhe jashte orarit, te shtune e te djele( madje po te jete nepunes i zt Veliaj ) ai nderpret dhe lejen e zakonshme apo te shtatzanise vetem e vetem qe ti sherbeje e zgjidhi hallet bisnesit.
Nepunesi rilindas nuk ve gjoba apo kerkon rryshfete, perkundrazi ai paguan nga xhepi i vete kafet apo drekat per ta kenaqur biznesin deri ne fund.
Kur biznesi ska kohe apo eshte teper i lodhur per tu pergatitur per te mare pjese ne nje gare prokurimi te fondeve publike, nepunesi rilindas nuk heziton por ja pergatit ai vete dokumentacionin e gares madje dhe ja con vete ne shtepi aktin e shpallje fitues ne ate gare.
E pra ne kte klime te ngrohte te devocionit e te perkushtimit te zyrtarit ndaj bisnesit perse duhet nje ligj i tille
Ky ligj ne rastin me te mire, duhej te kishte vetem tre nene:
– Investimet strategjike jane nen kujdesin e patronazhin personal te vete kryeministrit
-Kategorizimin e investimeve strategjike dhe regullat e procedurat ne lidhje me to shpallen ne menyre te perditesuar nga Kryeministri ne Twiter.
– Keto regulla jane, qe sot e tutje, detyruese edhe per ministrite e drejtorite qe drejton LSI.

*Fjala ne Kuvend per Ligjin per "Investimet Strategjike ne Republiken e Shqiperise"

SHKARKO APP