Përse jam kritik ndaj qendrimit PDpër projektligjin për Arsimin e Lartë?

Nga Artan Fuga

1. Perse deputetet e saj ne komisione dhe ne seance plenare nuk kerkuan te vijne eksperte te huaj dhe vendas per te pasur nje gjykim te pavarur ndaj nje projektligji te paraqitur nga ministria e arsimit? Perse qeveria merr "eksperte" kurse Kuvendi nuk paska te drejte te marri?

Edhe kur ne ua sjellim nga Brukseli bejne sikur ata kane ardhur per turizem a shetitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Perse ne vend te gjykojne projektligjin si nje akt normativ ne kundershtim me Kushtetuten, merre me analiza krejt relative dhe subjektive per konukturen e arsimit te larte dhe per pasojat teorike qe ai ligj do te sjelle?

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Si nuk artikuluan se ate projektligj do ta cojne ne Gjykate Kushtetuese po u votua? Perse nuk e bejne?

4. Si eshte e mundur qe ne te gjithe kete periudhe nuk thirren nje here ne interpelance ministrine e arsimit lidhur me procedurat e perpunimit te projektligjit kaq shume difektoze dhe nuk i bene ato problem?

5. Si eshte e mundur qe ne javen e fundit ne komisionin e medias dhe te edukimit deputetet e partise demokratike paskan punuar si stakhanoviste duke u lodhur me dhjetra ore pune ne dite, kur fare mire mund te merrnin te gjithe kohen per te diskutuar gjere e gjate cdo nen? Cfare eshte ky zell?

6. Si eshte e mundur qe ende nuk artikulojne idene kritike baze se ky projektligj shkel te drejten e lirise te kerkimit shkencor dhe te mesimdhenies duke e vene universitetin nen politiken? Apo u intereson nje gje e tille? E kemi argumentuar perpara tyre ne detaje kete gje, por ata nuk degjojne nga ai vesh.

7. Si eshte e mundur qe nuk kapen perfaqesuesit e Bashkimit Europian duke treguar se ky projetligj nuk ka asgje te perbashket me hapesiren europiane te arsimit universitar?

8. Si eshte e mundur qe per nje vit nuk arriten te pergatisin nje projektligj alternativ, por kufizohen vetem ne kritika te zbehta?

9. Si eshte e mundur qe nuk ka nje draft zyrtar te shkruar te aprovuar nga grupi parlamentar ku te tregohen ne detaje nenet e mbrapshta te ligjit dhe te propozohen te tjera? Pse e lane diten e fundit te ndihen ne levizje politike shume te percipta?

Si t'u japesh pergjigje ketyre pyetjeve duke mos u bere as dedektiv, por as naiv?

Pse gelojne keto pyetje ane e mbane mjediseve universitare duke krijuiar mosbesim te klasa politike?

Si qytetar qe kam nevoje edhe per qeverine, por edhe per opoziten, i shtroj keto pyetje, si profesor gjithashtu, si i papajtueshem me modelin arsimor qe do te instalohet ne Shqiperi, i papare e degjuar ne asnje vend tjeter, i shtroj keto pyetje me sinqeritet dhe trishtim.

Bravo ….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?