Përse na mungon turizmi fetar?
Nga Gëzim Llojdia
Turizmi fetar është një nga format, që mund të quhet në zanafillë të turizmit. Studimet thonë se: ideja e pelegrinazhit fetar fillon pothuajse me agimin e njerëzimit. Pothuajse që nga agimi i historisë të qenieve njerëzore kanë udhëtuar në vendet e shenjta. Dhe sigurisht, kjo është një shenjë e mirë për njerëzinë dhe shtegtarët e kësaj udhe shpirtërore. Ne jemi një vend ku bashkëjetesa fetare i cilësuar si i vetmi rast unikal në botë, ku fetë bashkëjetojnë me njëra-tjetrën në një harmoni të përkryer. Mirëpo për çudi të kësaj bashkëjetesa ne nuk kemi në atë masë që duhet turizmin fetar,ndërkaq që kemi vende të shenjta.
Mirëpo ideja më lindi për ta trajtuar këtë temë, kur mjaftë banorë të qytetit të Vlorës dhe prej shumë qyteteve të vendit tonë, praktikonin një lloj pelegrinazhi fetar në një prej vendeve në veri të Ballkanit. Turizm fetar,pra pelegrinazhi përfshinte udhëtimin nga Vlora, apo Tirana drejt qytetit Medjugorje, sipas të dhënave është një qytet, që ndodhet në rajonin e Bosnjës, rreth 25 km në jugperëndim të Mostarit dhe në afërsi të kufirit të Kroacisë. Qyteti është pjesë e komunës së Čitluk. Që nga viti 1981, ajo është bërë një vend popullor i pelegrinazhit katolik për shkak të raporteve të shfaqurit e pretenduara të Virgjëreshës Mari. Thuhet se adoleshentë në Medugorje, Bosnje, pretendojnë se kanë parë një formë të bardhë që mbante një fëmijë. "Zonja jonë", tha se njerëzit duhet të pranojnë Jezusin, dhe bëri profecitë e caktuara.
Emri Međugorje fjalë për fjalë do të thotë "në mes të maleve". Në një lartësi prej 200 m mbi nivelin e detit, qyteti përbëhet nga pesë fshatra fqinje: Medjugorje, Bijakovići, Vionica, Miletina dhe Šurmanci. Këtë vend të shenjtë e kanë vizituar mjaftë pelegrinë nga qyteti i Vlorës, por edhe nga disa qytete shqiptare. A ka Shqipëria vende të shenjta? Shumë vende të kësaj natyre në vendin tonë pretendojnë, që i përkasin këtij emërtimi: vend i shenjtë. Pelegrinazhi në Kishën e Shna-ndoit Laç, tre të marta në muajin qershor, pelegrinazhi në 25 gusht në Abaz Ali në malin e Tomorit, pelegrinazhi në 15 gusht në Manastirin e Zvernecit, në Sari Salltëk festat fetare në Dropull dhe më pak në disa vende të tjera. Në botën perëndimore, thuhet në një studim, për këtë qellim qytete të tilla si: Jeruzalemi, Roma dhe Meka vazhdojnë të tërheqin miliona vizitorë në baza vjetore. Në vitet e fundit, megjithatë, udhëtimi fetar dhe turizmi është zhvilluar në një treg shumë më të madh dhe më të segmentuar. Turizmi fetar mund të shpjerë në atë që mund të quhet turizëm gjithë-vjetër së bashku me turizmin malor. Turizmi fetar tërheqë jo vetëm besimtarët e një religjioni fetar, por edhe të tjerë që nuk kanë lidhje me këtë besim. Thuhet se: Vatikani ka domethënie të veçantë për pasuesit e besimit katolik, miliona jo-katolikëve e vizitojë Vatikanin si për spiritualitetin dhe për bukurinë e tij arkitektonike. Për shekuj me radhë, vizionet e Marisw, nëna e Jezusit, janë raportuar rreth botës. Shfaqurit më të rëndësishme përfshijnë: Guadalupe, Meksika (1531); Fatimen, Portugalinë (1917); Lourdes, Francë (1858); Gietrzuald, Polonia (1877), në mesin e të tjerëve. Kërkesat e të fituarit vazhdojnë sot e kësaj dite në Medjugorje.
Turizmi fetar ka disa avantazhe, preferohet nga të gjitha moshat dhe vizitohet në grupe. Një studim i kësaj fushe thotë se: Tregu fetare dhe besimi i bazuar ka avantazhin tërheqës për njerëzit nga e gjithë bota, të gjitha moshave dhe të gjitha kombësive. Turizëm dhe udhëtime profesionistët duhet të jenë të vetëdijshëm se ky treg mund edhe të jetë dyfishtë deri në vitin 2020. Për të shtuar në këtë numër shumë udhëtarë me bazë fetare preferojnë të udhëtojnë në grupe dhe jo si individë. Nëse do ta shohim më konkretisht disa lloj pelegrinazhi që zhvillohen në disa vende të shenjta. Kisha e Laçit kisha e Shna-Ndout (Shën-Antonit) në Laç. Agjencia e lajmeve Reuters në vitin 2009, shkruante për kishën magjike, e cila vizitohet çdo ditë nga qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Siç shprehet Reuters, ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Vendndodhja e objektit fetar është një atraksion vendosur në një kodër të lartë buzë një rrëpire. Nga perëndimi i objektit fetar janë shkallët për të zbritur te guva,që ndodhet në lindje të Laçit, 250 m mbi nivelin e detit e gjatë disa metra, e lartë 2-3 m, e gjerë 1-4 m. Në këtë strehim gjenden në tavanin e saj tre guva. Ritualet fetare mbahen në kishë .Pelegrinët qëndrojnë tre të marta duke filluar nga data 13 qershor .Numri i besimtarëve dhe jo besimtarëve është i madh. Misteret, që përfshin këtë kisha janë të lidhura më kohën kur u ndalua besimet fetare në Shqipëri. b-Pelegrinazhi në Tomor është një vend i shenjtë që përdoret nga besimtarët bektashinj në data 22-25 gusht .Pelegrinazhi përfshinë kurbanet dhe vizitat në varrin e Abaz Aliut në majën e Tomorit. Nën cipën e hënës, ndriçimi i gjallë i yjeve , shugatej duke të ndjell ëndërrime. Misteri i Tomorit është përshkruar nga shumë studiues. Nga torba e Kristoforidhit:Vështroni o shok vështroni se si qenka mbuluar majë e malit të Tomorit me mjegull e re. Shih ,shih si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndija t’ arta e të argjendta…
Një pelegrinazh i fshehtë zhvillohej në kohën e diktaturës në Manastirin e Zvërnecit kushtuar Shën Mërisë dhe në disa kisha të zonës së Himarës. Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses”. Studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. te X. Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Në të këtë objekt kryhen ritual fetaret ndër më të përmendurat është 15 gushti në ditëlindjen e Shën Mërisë e cila festohet qysh nga mbrëmja dhe fjetja në territorin e ishullit pas ritualeve të shumta të kishës dhe shoqërimi në mëngjes me degën e dafinës. Funksioni tjetër është turizmi kulturor, që tërheq mjaftë vizitorë. Turizmi i bazuar në besim mund të ekzistojnë pothuajse kudo, shprehen specialistët e kësaj fushe. Jemi të vetëdijshëm se në kohët e paqëndrueshme ekonomike udhëtimi fetare është i shpeshtë dhe i prirur për uljet dhe ngritjet ekonomike. Sepse udhëtarët me bazë fetare, janë udhëtarët e përkushtuar, ata kanë tendencë për të ruajtur këto përvoja fetare apo shpirtërore dhe të udhëtimit pavarësisht nga gjendja e ekonomisë. Udhëtarët e besimit priren të kenë motive të ndryshme për të udhëtuar pastaj të bëjnë udhëtarin për arsye të tjera. Për shembull, udhëtari i bazuar në besim shpesh udhëton si pjesë e një detyrimi fetar, për të përmbushur një mision shpirtëror ose për të treguar mbështetje për një qëllim të caktuar. Gjatë kohëve të vështira ekonomike udhëtimi i bazuar në besim mund të sigurojë një rrjedhje të qëndrueshme të të ardhurave në një ekonomi të turizmit lokal. Edhe pse çdo profesionistët i turizmit duhet të jenë në gjendje për të trajtuar këtë treg ata që kanë një vlerësim të fesë dhe spiritualitetit priren të bëjmë më shumë me udhëtarët në këtë treg. Është thelbësore që të jetë sensitve me larmi të madhe të nevojave të veçanta të udhëtimit brenda këtij tregu. Ka edhe mjaftë vende të shenjta lokale në Shqipëri ,të cilat mund të shfrytëzohen për turizmin fetar. Në këto vende mund të organizojnë këtë lloj turizmi fetar gati të veçantë duke njohur edhe faktin që Shqipëria është vend i njohur në botë, për tolerancën fetare. Bumi i udhëtimit fetarë, gjithashtu do të thotë se është më e lehtë për turistët e kërkimit në udhëtimet e tyre dhe për të gjetur një pushim të përshtatshme për nevojat e tyre, për të parë vepra të veçanta të artit ose për të mësuar në lidhje me kulturën lokale. Në jug lindje të majës shkëmbore të Ploçes, afërsisht 200-300 m. poshtë saj, gjendet një pllaje jo shumé e madhe, një tarracé e sajuar, té cilën banorét e fshatit e quajnë Lémi i Pecit. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia, në qytetin Amantas ka pasur një tempull. Tempuj të tjerë gjenden në territorin e vendit. Pelegrinazh pagan është 14 marsi në Elbasan, njohur si dita e verës. 22Marsi është e integruar te bektashinjtë si dita e verës,lindja e Imam Aliut,e njohur si dita e Sulltan Nevruzit. Ditë kur kryen pelegrinazhe.
Vende të shenjta ku janë kryer procesione qysh nga kohët e hershme sot janë harruar . Bazilika paleokristiane janë të kohës kur nisi krishterimi. Krishterimi në Iliri i ka fillimet që nga vitet apostolike, thuhet në një studim, d.m.th që në shekullin e parë pas Krishtit. Apostull Pavli gjatë udhëtimeve të tij misionare ka predikuar krishterimin në Iliri. Gjatë udhëtimit të tretë misionar, që e filloi në pranverën e vitit 53 dhe e përfundoi në verën e vitit 56. Kjo dëshmi përmendet te letra drejtuar Romanëve (15;19): “Nga Jerusalemi deri në Iliri kam kryer shërbimin e Krishtit”. Nga periudha e Biblës qendra të rëndësishme fetare ishte bërë jo vetëm një pjesë e peizazhit kulturor, por edhe ata ishin bërë lojtarët të mëdhenj në marketingun lokal dhe pjesë të rëndësishme të ekonomisë nga këto qytete, që presin pelegrinë dhe aktualisht janë qendra fetare. Teqe dhe xhami,kulte e vende,lumenj, qafa malesh,përroska, gjithfarë vende që quhen të shenjta duhen të jenë në objektiv të turizmit fetar ,që duhen të nxiten nga komunitetet fetare ,por edhe bashkitë e qyteteve të vendit tonë .Përvoja botërore është një tregues për të zhvilluar turizmin fetar si një mundësi që ka vendi ynë me ku bashkëjetesa fetare është shembull në gjithë botën,kur kemi vende të shenjta, por që i mungon pelegrinazhi fetar.