Përse sondazhet nuk tregojnë fituesin në Shqipëri!

Nga Alban Daci –

Pas 2013 po bëhen gjithnjë e më shumë në modë sondazhet në lidhje me fituesin e mundshëm të zgjedhjeve. Madje, këto sondazhe bëhen kryesisht nga maxhoranca që kërkon të tregojnë muskujt!
Po pse përdoren sondazhet? Ka një dallim se kush i bën zgjedhjet, metoda e përdorur dhe po ashtu mënyra se si perpunohen të dhënat! Cila sondazhe janë më të besueshme? Në Shqipëri sondazhet mund të tregojnë gjithçka ose nuk mund të mos thonë asgjë. Pse? Shqiptarët për shkak se pushteti kontrollon çdo gjë mbi jetën e tyre, nuk shprehen në lidhje me bindjet apo voton e tyre si dhe nëse e bëjnë shumë pak janë sinqertë! Shqiptarët, zakonisht janë të lëkundur, sidomos zona gri dhe mund ta ndryshojnë voton e tyre edhe në momentin që janë në kabinën e votimit! Prandaj, është e vështirë të besohet tek sondazhet dhe po ashtu sondazhet e bëra jo gjithmonë thonë të vërtetën! Përse atëherë përdoren sondazhet? Sondazhet përdoren jo për të treguar votën, por për ta orientuar votuesin drejt një vote të caktuar. Partia që është në pushtet dëshiron të tregoj muskujt përmes zondazheve e kështu ushtron presion mbi elektoratin e lëkundur për ta votu, duke ja bërë të qartë se kush do te jetë fituesi. Problem serioz mbi sondazhen në Shqipëri është se ato jane thuajse krejt sekret e nuk ka asnjë informacion mbi metodën, kohëzgjatjen, cilës pjesë të elektoratit i është drejtuar. Po ashtu nuk ka asnjë informacion mbi të dhënat e marra dhe për përpunimin e tyre. Në një vend si ne ku media, shoqëria civile e mjaft të tjera institucione janë të kapura nga pushteti, sondazhen bëhen të pa besueshme! Sondazhet e organizuara nga Opozita ose elementë të tjerë janë më të besueshëm, sepse përdoren për të treguar taksën e zhgënjimit kundër pushtetit. As sondazhet që bëhen portale nuk tregojnë realitetin, sepse çdo portale ka një linjë reaksionale të caktuar. Është sikur për shembull në portalin e “Zërit të Popullit” të bëhet një sondazh dhe fitues të dal PD! Pra, ka shumë rëndësi kush e merr përsipër bërjen e sondazhit dhe ku është zhvilluar sondazhi! Shqiptarët duhet të kuptojnë se nëse sondazhet nxjerrin fitues pushtetin, në fakt ai është humbës dhe fituese e vërtetë është Opozita. Sa më shumë të insistoj me sondazhe pushteti aq më e madhe është fituese Opozita!
Takimet masive dhe pritja entuziaste e Bashës tregojnë se fitorja PD do të jetë plebishitare përtej parashikime të salloneve që i shërbejnë pushtetit.

SHKARKO APP