Përse të gjithë duan të ikin nga Shqipëria?

 

Nga Mentor Kikia

Një studim i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, tregon se në vitin 2014, 59.8% e të rinjve jane shprehur se dëshirojne të largohen nga Shqipëria, përkundër 53% në vitin 2011. Djemtë vazhdojnë të kenë një përqindje më të lartë me 63.5% përkundër vajzave me 55.2%. Dëshira për tu larguar jashtë vendit nuk bën dallim mes të rinjve pavarsisht grupmoshave apo shtresave sociale që i përkasin. Kështu psh 51.7% e të rinjve që vijnë nga familjet e pasura pohojnë se duan të largohen nga vendi cka dëshmon se të rinjtë ndjejnë mungesën e shumë kushteve që garantojnë zhvillimin e tyre arsimor, ekonomik e profesional apo kulturor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk kanë dalë të dhënat e plotësimit të llotarisë amerikane, pasi këtë vit, pritet që të shënohet shifra rekord e aplikimeve, qëkurse llotaria nisi të zbatohet edhe në Shqipëri.
Për mendimin tim ka disa arsye:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Ky është brezi i keqshkolluar dhe pa profesion, i tranzicionit 25 vjecar. Po ti pyesësh këta të papunë se cfarë dinë të bëjnë, pak mund të jenë në gjendjë të thonë se cfarë munden. Dhe kjo e thellon edhe më shumë plagën sociale.

2- Nga Shqipëria duan të ikin edhe ata që kanë një farë komoditeti, pra nuk po ikin për bukën e gojës. Sepse shqiptarët nuk duan më vetëm të hanë e të vishen, por të jetojnë si njerëz dhe këtu mjedisi social, shoqëror e politik është mizerje. Ata duan të shkollohen normalisht, të mjekohen normalisht, të argëtohen normalisht, të jetojnë në një vend ku ka rregull e drejtësi për të gjithë.

3- Ata që po ikin tani, nuk po ikin për të punuar e për tu kthyer të ndërtojnë shtëpi e të blejnë televizor. Ata po ikin për të mos u kthyer më kurrë. Ky nuk është emigrim por arrati.

4-Ata që po ikin apo duan të ikin, janë ose të rinj ose cifte të rinjsh me fëmijë të vegjel, që duan të shpëtojnë fëmijët prej vendit të tyre.

5-Ata që po ikin apo duan të ikin, nuk vuajnë thjeshtë për bukë, por vuajnë për shpresë. Ata janë lindur e janë rritur në një mjedis mizerje politik, i cili ka ardhur duke degraduar në mënyrë sistematike.

Kjo është një gjëmë për shoqërinë tonë. Shqipëria, moshën e re, e ka patur asetin më të cmuar. Por tani plakja natyrale e popullsië dhe rënia e lindshmërisë po shoqërohet edhe me një arrati masive të rinisë.

Një shoqëri që nuk është në gjendje të largojë një klasë politike që i ka zënë frymën për cerek shekulli dhe e ka marrë peng, një shoqëri që nuk është në gjendje të prodhojë një klasë politke që ta drejtojë në rrugën e duhur, ka gjetur zgjidhjen më të gabuar. Kërkon të marrë rrugën “si çifuti në shkretërirë”.

Udhë të mbarë njerëz… Këtu do të ketë gjithmonë kush të votojë në emrin tuaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?