“Përshëndes Udhëheqësin Suprem (PM), për shpalljen zyrtarisht të fatëkeqësisë shëndetësore”!

 Nga Gjeneral * Piro Ahmetaj

 “Të dashur miq, vellëzer dhe motra,

Mbrëmë në emisionin “opinion”, shqiptarët (çuditërisht aty e mësoi edhe Ministri përgjegjës Arben Ahmetaj !!) u konfirmua se, Qeveria, në fakt Udhëheqësi Suprem i Surre(a)lit, ka shpalluar emergjencën e fatëkeqësisë shëndetësore, si dhe paketën e vetë-quajtur “Rama 2”, të kompesimeve sociale ndaj qytetarëve dhe të mbështetjes ndaj biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, po ashtu është bërë e njohur se do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigursisë Kombëtare, por “i gjithëpushtetshmi”, nuk mundet ta linte edhe këtë vendimarje, qoftë edhe si “atribut formal”  të një “instrumenti këshillomor por kushtetues gjithësesi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, në cilësinë e ekspertit të çështjeve të Sigurisë Kombëtare, dhe megjithëse shumë e vonuar, e përshëndes Kryeministrin për këtë vendimmarje , por po ashtu:

  • E inkurajoj që ta kapërecejë paranojën e “Sulltanit të Madherishëm”, por të ushtrojë përgjegjesitë shtetërore vetëm bazuar në kushtetën dhe ligjet e vendit.

 

  • Po ashtu, i bëj apel, ta lerë “prapagandën cinike me qytetarët” por të garantojë se kompesimet sociale të qytetarëve dhe paketat me lehtësirat dhe mbështetjen ndaj biznesit nuk janë: “nga thesi i dëshirave të Kryeministrit”, por DETYRIME të përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës; neneve 19, 22 dhe 41 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”; si dhe nenit 7, pika 4, të Ligjit 15/2016: “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundeve infektive”. Kaq e thjeshtë!

 

  • Më tej, e inkurajoj që të legjitiomojë përdorimin e Forcave të Armatosura, mbi bazën e neneit 174 të Kushtetutës (pas vendosjes së fatëkeqësive natyrore), si dhe nenit 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”. Kaq e thjeshtë!

 

  • Së fundmi, i bëj apel po ashtu, të legjitimojë (në kuvend) brenda max 45 ditesh, të gjitha aktet normative që ka nxjerrë duke keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës.

Përfitoj nga ky rast,  të shpreh mirënjohjen për heronjtë e vijes së parë: “mjekët, infermierët, policinë e shtetit, ushtarkët, dhe këdo të angazhar me këtë pandemi vdekje-prurëse”.

Thëne sa më lartë, uroj, lutem dhe besoj fort se, do i`a dalim ta fitojmë betejën me Covid-19, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë kërcënim për jeten, strandartet e sigurisë, mirëqenien e qytetarëve si dhe vlerat demokratike të shoqërisë.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Këshilltar për Sigurinë Kombetare të PD,

(6 vjet) Këshilltar Ushtarak i dy Presidentëve të RSH! Marrë nga stausi personal në FB !

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?