Petrit Vasili mesazh Ramës: Ki turp nga Kosova or ti i sëmuri i Surrelit!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur i sëmuri i Surrelit, të mos ndërhyjë kundër Kosovës për ta përçarë për hir të Beogradit.

Më tej, Vasili shton “mos i jep më mend Kosovës se boll e ke ngatërruar atë për pazaret e tua të pista. Kërkoju falje dhe hiq taksën antikombëtare të Kalimashit.”

Postimi i plotë i Vasilit

Ki turp nga Kosova or ti i sëmuri i Surrelit!!

I sëmuri i Surrelit të ketë turp nga Kosova dhe të mos fusë hundët kundër saj duke i përçarë për hesap të Beogradit.

Për tre orë në Kosovë dolën rezultatet online dhe u mësua çdo gjë dhe u pranua nga të tëra forcat.

Ndërsa i sëmuri Surrelit në zgjedhjet moniste vetëm pas 27 ditësh mund të shpallte një rezultat publik.

Mos i jep më mend Kosovës se boll e ke ngatërruar atë për pazaret e tua të pista.

Kërkoju falje dhe hiq taksën antikombëtare të Kalimashit.

SHKARKO APP