Piramidat e Egjiptit i ndertuan alienet

 

Ka patur plot shkrime e analiza se piramidat e Egjipit jane ndertuar nga alient para mijera vitesh. Ahmed al Maqrizi raportonte se egjiptianët e lashtë i formonin vetë gurët, por më pas me ndihmën e një mjeti misterioz, i çonin në vend.Një rabin shkruante në shekullin e 12-të se piramidat janë ndërtuar me ndihmën e magjisë.

Interesant është fakti se edhe shkencëtarët në kohë moderne kanë tentuar të eksperimentojnë ndërtimin e këtyre piramidave me mjete të vjetra tradicionale.Dhe kanë dështuar të gjithë.

Prandaj lind pyetja krejt logjike: Kush i ndihmoi egjiptianët në ndërtimin e piramidave?Deri më sot ka vetëm spekulime se si i kanë vendosur egjiptianët gurët në vend.Por përveç pikëpyetjeve, Piramida e Keopsit i mahnit shkencëtarët me saktësinë matematikore.

Charles Piazzi Smith mbeti i befasuar kur zbuloi se njësia matëse piramidale ishte thuajse sa inçi anglez.Piramida është një perfeksion matematikor, aq sa me ndihmën e saj mund të masësh edhe tokën.Përveç kësaj, ajo është po kaq larg qendrës së Tokës sa edhe poli i Veriut.

Erich von Daeniken shkruante në librin e tij të vitit 1989, “Sytë e Sfinksit”, që alienët ose e kanë ndërtuar, ose kanë ndihmuar në ndërtimin e saj.Edhe Robert Bauval mendonte se ka prova që alienët kanë gisht.Ai shkroi në vitin 1994 librin “Misteri i Orinit”, ku theksonte se pozicioni i piramidave dhe madhësia e tyre korrespondojnë me tre yjet, Alinat, Alnilam dhe Mintake në konstelacionin e Orionit.Autori Wayne Herchel publikoi në vitin 2003 një analizë të Sfinksit, që tregon se ajo korrespondeon në mënyrë të përkryer me konstelacionin e Luanit dhe përveç kësaj ka një kënd të veçantë për yllin më të shndritshëm.

 

Ai ishte i bindur se të gjitha ndërtesat egjiptianët përgjatë Nilit i korrespondojnë yjeve në qiell.Nili vetë është si një panoramë e Rrugës së Qumështit në Tokë.

Të tjerë ufologë kanë zbuluar rastësi të çuditshme mes dimensioneve të piramidës dhe universit tonë.Për shembull distanca mes tri dhomave kryesore të piramidës korrespondon me distancën mes Tokës, Marsit dhe asteroidit-unazë Phaeton.

Veçanërisht misterioze mbetet Dhoma e Mbretit në Piramidën e Keopsit, me sarkofagun e saj, i gdhendur në një bllok të vetëm graniti.Me dy metra gjatësi dhe një metër gjatësi është kaq i madh, sa me shumë gjasë është përpunuar më përpara.Kur Napoleoni vizitoi piramidat gjatë fushatës në Egjipt, ishte 29 vjeç, ende i ri dhe shumë arrogant.Ai vendosi të kalojë natën në këtë sarkofag.

Të nesërmen ishte si i çmendur.Ai nuk foli për atë që ndodhi natën, por e lëvizi sarkofagun disa centimetra.Dukej se mendonte se kështu do i zhdukej magjia.

Aq e fortë ishte ajo eksperiencë, sa ai nuk e harroi tërë jetën.Pak përpara vdekjes, filloi të flasë.Sapo nisi, ndaloi dhe tha: “Askush nuk e beson këtë”.

Çfarë kishte përjetuar ai atë natë?

Nuk do e mësojmë kurrë, por ai nuk është i vetmi që ka fjetur në sarkofag.Edhe inxhinieri dhe egjiptologu gjerman, Axel Klitzke, 68 vjeç, kaloi disa orë në vitin 2006 në arkivolin prej graniti.Sarkofagu nisi të dridhej, aq sa dukej sa e gjithë dhoma do shndërrohej në një violinçel gjigand.

Kur u shtri sërish, përjetoi diçka krejt tjetër.Ai tha: “Në përgjithësi mund të them që planifikuesit e piramidave zotëronin dije, të cilat për ne, pavarësisht përparimit shkencor dhe teknik, mbeten një mister”.Në mesin e këtyre provave konkrete, thashethemet ziejnë.

Mendohet se në Egjipt, në varrin e një mbreti, është gjetur edhe mumja e një alieni.Ai ishte rreth 160 centimetra dhe kishte një kafkë shumë të madhe dhe sy dominues.Edhe në varret e tjera thuhet se janë gjetur mumje aliene.

SHKARKO APP