Piro Misha: Nën presionin e Turqisë, Shqipëria po përballet me rrezikun e politizimit të fesë!

Studiuesi dhe intelektuali Piro Misha, ka folur ne emisionin KAPITAL  ne Vizion Plus. Nder te tjera ai eshte shprehur:“Ne Shqiperi flitet shume per perpjekje te Rusise per te shtrire  ndikimin e saj ketu te ne, por mendoj se nuk ka ndonje rrezik te madh, kjo per shkak te arsyeve historike, per shkak te raporteve qe kemi pasur historikisht me Rusine, per shkak te nje dyshimi qe shqiptaret kane ndaj Rusise. Nuk mendoj se duhet ta ekzagjerojme. Ne jemi pjese e bllokut perendimor, jemi vend anetar ne NATO. Ajo qe quhet propaganda ruse, permes rrjeteve sociale, permes fake news,  ndihet edhe te ne. Por jo ne kuptim te ndikimit te drejtperdrejte politik, kjo do te ishte e ekzagjeruar te diskutohej. Por ama permes minimit te besimit te publikut te sistemi perendimor, te demokracia liberale, te vlerat qe perfaqson perendimi. Ku e shohim kete? Shpesh edhe ne televizionet serioze shohim lajme me reference nga Russia Today apo Sputnik  te transmetuara pa filter.

Nuk mendoj se Rusida duhet te injorohet, Rusia eshte nje vend I madh, ka nje trashegimi kulturore, historike. Por Shqiperia sot eshte pjese e nje blloku qe eshte kundershtar me Rusine. Kur flitet per rrezikun rus, nuk eshte fjala per rrezikun klasik te pushtimit, por per minimin e projektit politik qe eshte integrimi ne BE.”

A duhet pare me shqetesim roli I Turqise ne Shqiperi?

Studiuesi dhe intelektuali I njohur Piro Misha thote se nuk duhet harruaar se Turqia eshte nje aktor ne rajonin tone. Ne aspektin ekonomik eshte normale qe ajo te kerkoje te jete e pranishme. “Ne kete shtrirje  me duken marrezira thirrjet per te frenuar investimet turke. Por nga ana tjeter kemi realisht nje problem. Sepse prej vitesh Turqia po perpiqet qe te konkuroje me projektin europian ne rajonin tone. Neqoftese Shqiperia ka nje projekt europian dhe nje shtet tjeter perpiqet ta sabotoje kete projekt, atehere te pakten duhet te jemi te vetedijshem per kete realitet.”

Sipas z. Misha ka dy instrumenta problematike  te cilet I perdor aktualisht qeveria turke. Se pari, Turqia po perdor politizimin e fese islame. Kjo kuptohet po te shikosh gjuhen qe perdor presidenti Erdogan. Ky politizim I fese ne Shqiperi mund te kishte pasoja katastrofale. “Do ishte e rrezikshme nese feja do te perdorej  si nje faktor politik, si faktor mobilizimi ne nje vend si Shqiperia ku harmonia fetare eshte nje vlere, ne nje vend qe eshte pranuar se eshte nje model I bashkeekzistences se besimeve te ndryshme fetare. C’pune ka presidenti I Turqise te ndertoje nje xhami 30 milion dollareshe ne Shqiperi?”—thekson studiuesi Piro Misha

Se dyti, Turqia perpiqet te rindertoje ne menyre virtuale hapesiren otomane. Presidenti Erdogan sot identifikohet me ideologjine e Vellazerise Islamike. Vellazeria islamike dihet qe kerkon islamizimin e shoqerise, kerkon qe shoqeria dhe politika te drejtohen nga rregullat e nje feje. Kjo eshte ajo qe po kerkon te beje sot ne Turqi Erdogani. Per Shqiperine nje gje e tille do te ishte katastrofe. Shteti shqiptar eshte ndertuar mbi nje premise: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Keshtu eshte qe nga koha e Rilindjes kombetare, qe nga Lidhja e Prizrenit.—thote nder te tjera Piro Misha ne KAPITAL  ne Vizion Plus.

SHKARKO APP