Plaga që duhet të shërojë PD

Nga Patrik Sadikaj.

Më ngacmoi për të hedhur këto fjalë në kompjuter statusi i një depueteje të PD që ngacmonte një plagë të vjetër e të re të partisë më të madhe opozitare dhe një nga dy forcat që përbëjnë asetin politik të këtij vendi. Ajo shqetësohej nga ata që në kohën e pushtetit janë gjithmonë fituesit ndërsa në opozitë nuk janë kurrë humbësit.

Ose më sakte siç e thoshte zonja Liljana Elmazi: ata që presin ta vjelin por jo ta ushqejnë PD-në. Ndoshta në realitetin politik, kjo mund të duket normale se në fund të fundit në opozitë afër të rrinë ata që ia duan të mirën partisë dhe idealit për të punuar për pushtetin. Por kategoria që është shëndërruar në një lloj sëmundjeje për PD, kalojnë pranë gardhit dhe shohin nga vrimat e tij se cfarë ndodh në parti. Kur shohin se aroma është me nuanca pushteti e kalojnë menjëherë gardhin dhe turren për të vënë shishen e qumështit në rradhen e pushtetit. Për ata që janë mësuar të jetojnë kështu është një normalitet që deri tani nuk është se nuk u ka dhënë qumështin e pretënduar.

Unë nuk preferoj të jap mend për askënd, por PD duhet të bëjë diçka për këta plagë. Lidershipi i partisë duhet të ndërtojë një vizizion që shkon përtej interesave të këtyre mjelësve, apo edhe të atyre që kokulur e mbajnë mbi shpatulla këtë forcë politike. Një vizion që pritet prej qytetarëve të zheënjyer nga premtimet e harruar të Rilindjes, nuk ndërtohet nga njerëz që presin pas gardhit se kur po i rrëshqet këmba kryetarit, kur po vjen momenti për të marrë fytet e suksesit të tij. Unë jam në kontakt çdo ditë me njerëzit dhe shumë prej tyre duan ta shohin si një shpresë PD-në. Por ama shumë prej atyre që presin këtë nuk duan që vizioni të jetë zhgënjimi i rradhës.

Ti japin shansin sërish një grupi njerëzish që në emër të popullit të majmën nën mantelin e pushtetit. Politika duhet të jetë prodhojë ide të reja që nuk mund të vinë nga njerëz pa ide që shpesh herë e kanë dëmtuar PD. Disa pa dashje, disa të errur sysh nga pushteti e disa me vetëdije të plotë. Nuk është koha për të gërryer njërën pjesë më të madhe të politikës, por koha që me njerëz të rinj që e duan këtë vend të ndërtohet e të ecë përpara të gatuhet ajo shpresë që e presin gati pa shpresë shqiptarët. Kjo nuk bëhet me xhaketa të vjetra që u ka dalë boja, por as me luftë mes njëri-tjetrit. PD është një parti që u krijua nën thirrjet Liri Demokraci dhe E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe si e tillë nuk ka rrugë tjetër veç Perëndimit. Por kjo duhet të jetë jo vetëm me fjalë, por me vepra e vizion që i jep shqiptarëve shpresën për të ardhmen. Na duhen programe qeverisëse, e jo njerëz që vetem duan të qeverisin.

Na duhen ide për të përmirësuar jetën e popullit e jo thjeshtë për të prodhuar drejtorë, ministra e qeveritarë që nq mëndje kanë vetëm pushtetin e jo shtetin. Na duhen deputetë që rrinë pranë qytetarëve në fshat e qytet, jo njerëz që shfrytëzojnë pushtetin për të siguruar shtëpi në Tiranë dhe vila me pishina në zonat e tyre zgjedhore. Na duhet PD më e mirë, jo për të treguar se e majta në pushtet është më e keqe, por për të bindur shqiptarët se alternative e PD është më e mira dhe nesër të shpresojmë se të gjitha palët ta shohin kështu garën për t’i ofruar shqiptarëve lushtët për të jetuar si europianë. Nuk mjafton vetëm të shkojmë në Europë, duhet të bëhemi Europë.

SHKARKO APP