Plani makabër i serbëve: Duan të masakrojnë Ballistin!

 

Vrasja, dhuna, kjo është gjuha e tifozëve serbë, tashmë të njohur për aktet e tyre prej huliganësh dhe racistësh jo vetëm në gadishullin Ballkanik, por në tërë Evropën.

Aktit plot elegancë dhe zgjuarësi të Ballistit (Ismail Morina) në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit të shkuar që ngriti mbi stadiumin e Beogradit atë dron që tronditi mbarë Serbinë, tifozët serbë në blog-et e tyre në rrjetet sociale i përgjigjen me gjuhën e dhunës, racizmit, duke shkuar deri në veprime kamikazësh, akte primitive të një shekulli të kaluar.

Ndiqeni më mirë një pjesë të bashkëbisedimin e tyre…

Srpskabraca – Nëse duam ta sulmojmë Ballist Morinën atëherë duhet të flasim shqip dhe të sillemi si tifozë shqiptarë, ta pyesim në shqip të fotografohemi me atë. Por kjo është shumë rrezik, rreth tij do ketë shumë tifozë shqiptarë dhe mbase edhe sigurim që do e mbrojnë tërë kohën, pra kjo është tepër rrezik.

Cetnik – Unë mund ta bëj këtë, kjo do ishte kënaqësi/nder për mua ta bëj këtë. Kjo është e lehtë dhe nuk më intereson nëse vdes apo më kap policia, unë dua ta bëj këtë dhe do e bëj, vetëm duhet ta kërkojmë atë, ta gjejmë dhe më lejoni ta bëj këtë, jam gati ta (shahet) trurin e tij. Flas pak gjuhën shqipe, nuk do të jetë vështirë për mua, unë e marr rrezikun mbi vete.

Srpskabraca – Jam dakort me ty, nëse vërtetë je gati, atëherë Zoti të Bekoftë, unë do të të ndihmoj për ta vrarë atë.

Delije – Kam shumë shokë që janë gati të vdesin atje kështu që më thoni çfarë unë duhet të bëj me shokët e mij ta vrasim Ballistin apo çfarë do, jam shumë i gatshëm për këtë, jam me ty Cetnik dhe dua të të bashkohem ta vrasim (sharje), sa që edhe babai im më përkrah për këtë , nuk mund të pres!

Srpskabraca – Ballisti duhet sulmuar me thikë nga afër kur të fotografohemi shpejt e shpejt dhe nuk mirret vesh se nga u sulmua. /sportal/

SHKARKO APP