Plas sherri De Biasi me menaxherin e kombëtares Alban Bushi

 

Të hënën trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë, që zvhillohen pas pak ditësh. Gjatë konferencës për shtyp ra në sy fakti se De Biasi ishte i acaruar dhe jo në humorin e tij të zakonshëm, por më pas është mësuar arsyeja.

Trajneri i kombëtares shqiptare ka pasur një debat të ashpër me menaxherin e Kombëtares Alban Bushi, para konferencës për shtyp, pasi ka kërkuar që Bushi të mos jetë më menaxher, transmeton Gazetaolle.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka lidhet me disa deklarata të Bushit ditët e shkuara, që nuk i kanë pëlqyer De Biasit, i cili nuk dëshiron më ta ketë në staf Bushin, ndaj edhe ka pasur një debat me të. Vendimi final do të merret nga presidenti Armand Duka, i cili nuk ishte në federatë të hënën, por ndërkohë Bushi është shfaqur në grumbullimin e kombëtares në Durrës, ndaj nuk dihet si do të mbyllet kjo histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?