Po bashkohen gjithë qelbësirat kundër Ilir Metës
Nga Ilir Babaramo.
Për tre muaj rresht Edi Rama më kot është munduar të fshehë mosmarrëveshjet që ka me bashkëdrejtuesin e koalicionit të majtë. Krisja nisi në castin kur filluan të numëroheshin votat e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Koalicioni qeverisës nuk kishte funksionuar plotësisht në terren. Pati bashki ku humbën kandidatët e majtë për shkak të mosmarrëveshjeve mes PSdhe LSI. Kandidatët që u penalizuan ishin kryesisht të partisë së Metës. Fillimisht u mendua se në ditët që pasuan 21 qershorin do të davariteshin retë e stuhisë që niste me keqkuptime dhe paralajmëronte stuhi. Pak nga pak opinioni publik filloi të kuptojë se Rama nuk e kishte shitur Metën. Humbja në disa zona kishte ndodhur ose për shkak të pazareve që kishin bërë pashallarët lokalë të PS ose kandidaturat nuk kishin qenë të duhurat. Kjo situatë nuk do ishte përkeqësuar nëse LSI nuk do kishte rritur peshën e saj elektorale 50 për qind më shumë se zgjedhjet e dy viteve më parë. Kjo shifër duket se krijoi nervozizëm si tek Rama ashtu dhe tek Meta. Kryetari I PS duhet të jetë ndjerë I shqetësuar për rritjen e aleatit të tij. Po ashtu dhe Meta duhet të ketë munduar se përfaqësimi I LSI në pushtet nuk reflekton rritjen galopante të partisë së tij. Gjatë stinës së gjatë të pushimeve të dy janë dominuar nga emocionet. Mungesa e komunikimit i la hapësirë spekullimeve. Boshllëkun e krijuar në komunikimin mes tyre u ngutën ta mbushin një cetë spekullantësh. Eshtë e njëjta bandë që prej më shumë se dhjetë vjetësh ka kapur për fyti financat publike. Menduan se erdhi sërish ora e tyre. Janë të njëjtat fytyra të diskredituara që ditën bënin tenderat dhe natën nxirrnin në televizionin e tyre manipulatorët e opinionit publik. Për hir të vërtetës qeveria aktuale nuk u ka futur ndonjë gjemb në këmbë. Por bulimia duket se është sëmundje që nuk kurohet. Menduan se mund të kthejnë sërish parajsën e tyre që e humbën dy vjet më parë. Kërkojnë të largojnë më cdo kusht Metën nga qeverisja. Ky do ishte hapi I parë I një reaksioni zinxhirr që ata besojnë se do ta cojë të majtën në opozitë. Për këtë arsye kanë nisur këtë operacion të ethshëm që me shumë gjasa do tu kthehet në boomerang. Pak nga pak po zbulohet se kush po tërheq fijet e skandalit të CEZ. Janë klientët e qeverisë së mëparshme. Duhet të jenë të përlyer në gjithcka gjersa nuk gjetën ndonjë aferë tjetër përtej kësaj të borxheve të CEZ. Flitet nga mëngjesi në mëngjes për firmën DIA, administratori i të cilës është arrestuar nga kjo qeveri për mashtrim dhe pastrim parash , ndërkohë askush nuk flet për gjashtë kompanitë e tjera të cilat kanë përfituar në të njëjtën mënyrë. Madje njëra prej tyre duket se ka qenë më e privilegjuara. Merrte 50 për qind komision sukses për paratë që buxheti i shtetit i detyrohej kompanisë ceke. Pra këta klientë të qeverisë me njërën dorë i jepnin dhe me tjetrën i merrin. Skemë e pacipë zhvatjeje. Së fundi kanë nxjerrë teorinë e kolacionit me bazë te gjerë, pra PS dhe PD të bashkëqeverisin . Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur rolin e Metës. Flasin për parime por i vetmi qëllim është krijimi i një terreni për të bërë sërish plackë. Janë të njëjtët që bërtisnin me të madhe dy vjet më parë se “u bashkuan gjithë qelbësirat kundër Berishës”. Ky koalicion që po përpiqen ta ndërtojnë në hollet e hoteleve të Tiranës është krejt i kundërt me ADN e dy partive të mëdha. Cdo devijacion gjenetik pjell monstra. Një koalicioni I tillë nuk është në interest të askujt, ca më tepër të qytetarëve të cilët kanë votuar për patur një qeveri funksionale dhe një opozitë të fortë. Rama dhe Basha nuk duhet të bien në këtë grackë. Kryetari i Partisë Socialiste duhet ta ketë mësuar një parim fiziologjik, refleksin e Pavllovit. Nëse e vendos dorën mbi një stufë që djeg instikitivisht nuk e përsërit më këtë veprim. Dhe kjo ka ndodhur që nga viti 2005. Sa herë e majta ka qenë e ndarë, PD ka qenë në qeveri. Bashës gjithashtu nuk i intereson kjo skemë që i serviret. Nëse do bashkonte votat me një qeveri te PS do conte PD në forcën e tretë politikë në vend. (Shqiptarja.com)