Po kthehemi në shoqëri autoritare
Nga Tucker Carlson –
E keni vënë re se si disa njerëz kanë nisur të zhduken? Jo endacakë apo të arratisur, të zhdukurit e zakonshëm, por njerëz të famshëm, të shkolluar me opinione politike të ndryshme. Një ditë i sheh apo i lexon online. Herën tjetër që i kërkon janë zhdukur. Videot e tyre nuk mund t’i gjesh. Nuk shfaqen më në lajmet në Facebook. Befas nuk i blen dot librat e tyre në Amazon. Kërkon në Google për ta dhe zbulon se janë bllokuar. I quajnë ekstremistë të rrezikshëm, njerëz që urrejnë dhe nazistë. Të zhdukur. Kjo të duket pak e çuditshme. Nuk të dukeshin si të këqinj apo radikalë. Ata ishin thjesht mendimtarë të lirë që thoshin diçka të ndryshme nga linja e partisë apo nga CNN.
Megjithatë, ti nuk ankohesh për këtë. Nuk dëshiron që ndokush të mësojë se ke parë video të ndaluara. Ka ndëshkime për këtë. Kjo është pamja që ka një shoqëri autoritare. Është një vend ku grupi në krye nuk toleron asnjë kritikë. Kjo është ajo çka po bëhemi.
Është thjesht çështje kohe para se të kthehen nga Fox News. Në duzinën kryesore të rrjeteve të lajmeve në Shtetet e Bashkuara vetëm Fox ka pikëpamje alternative. Kanalet e tjerë flasin me një zë. Janë të bashkuar për çdo çështje, çdo herë. Janë thuajse perfekt të sinkronizuar me përparësitë e Partisë Demokratike. Fox News qëndron më vete. Programet e opinioneve në këtë kanal kanë një tjetër perspektivë. Mund ta shihni diversitetin e vlefshëm, diçka ndryshe në një det të së njëjtës gjë.
E majta nuk e mendon këtë. Ata do të donin që Fox News të mbyllej nesër. Kanalet e tjerë të lajmeve janë dakord. Edhe atyre do t’u pëlqente. Ata po përpiqen ta bëjnë tani. Ia vlen ta shpjegosh se si funksionon procesi i bllokimit, mjetet me anë të të cilave janë mbytur kaq shumë zëra. Hapi i parë është përkufizimi i mosmarrëveshjes politike si një kërcënim vdekjeprurërs për vendin. Diçka që është e rrezikshme. Kjo është detyra e një grupi të quajtur Southern Poverty Law Center (Qendra Jugore për Ligjin e Varfërisë), një organizatë emri i së cilës qëllimisht fsheh rolin si zbatues për establishmentin Demokrat. Grupe apo individë që sfidojnë versionin zyrtar virtualisht për çdo subjekt e shohin veten të përkufizuar si “hate group” nga SPLC.
Kjo është një mënyrë e mirë për të dërrmuar armiqtë politikë. Grupet e urrejtjes nuk kanë ide apo pozicione legjitime. Ata thjesht vjellin urrejtje. S’ke nevojë t’i dëgjosh apo të kundërshtosh mendimet e tyre. Mund të injorosh gjithçka thonë. Detyra jote e vetme është t’i shtypësh. Kjo është e bukura e SPLC: Sapo ata i quajnë njerëzit me të cilët nuk je dakord “grup urrejtjeje”, ti menjëherë lëviz për t’ua mbyllur gojën me forcë. Kjo është ajo çka bëjnë. Këtu është pika ku hyn në skenë Media Matters.
Media Matters është një organizatë lobuese e financuar nga George Soros, misioni i vetëm i së cilës është të ndëshkojë kritikët e Partisë Demokratike. Media Matters shpesh përdor propagandë nga SPLC për të detyruar korporata, ekzekutivë lajmesh dhe kompani teknologjike të ndëshkojnë njerëzit e papëqleyr. Nuk është surprizë, media e do Media Matters. Një ish-punonjës i Media Matters e përshkruan kështu marrëdhënien e grupit me MSNBC: “Ishim ne që pothuajse i shkruanim lajmet e tyre kryesore”.
Kur Media Matters nxirrte ndonjë deklaratë, MSNBC e merrte fjalë për fjalë. Punonjës të Media Matters kanë shpjeguar marrëdhëniet e ngushta me shumë gazetarë. Janë disa citime: “Greg Sargent i Washington Post shkruan çfarëdo që t’i japësh”. “Ben Smith [tani te Buzzfeed] bën lajme e shkruan çfarë të duash”. “Ata te Huffington Post ishin gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim”. “Jim Rainey i LA Times ka marrë shumë nga materialet tona”. “Brian Stelter i New York Times ka qenë i dobishëm”. Që atëherë, Brian Stelter është larguar nga New York Times. Tani ai është më tepër zëdhënës i CNN se sa gazetar, i specializuar në njoftimin e shpalljeve të bosit të tij, Jeff Zucker. Ai i merr piketat e shkrimeve nga Media Matters.
“Bëhet fjalë për standarde”, qahet Stelter. “Duhet të kemi standarde”. Stelter e ka fjalën për më pak mosbindje. Më tepër bindje. “Boll i kritikuar programet”. Përndryshe… Kjo është fytyra e medias shtetërore. Pse ekziston Fox, vrasin mendjen. Ne kemi 11 kanale të tjera shumë të mira, të gjitha janë të miratuara nga manaxhimi dhe iu binden njerëzve në krye. Si mundet dikush të shohë diçka ndryshe? Fox nuk mund të jetë legjitime. Me siguri që gënjen. Shikuesit e saj duhet të jenë budallenj. Dëgjoni “Don L’Mon” dhe vëllain e guvernatorit të New Yorkut që jus shpjegojnë se Fox News nuk duhet lejuar fare: Don Lemon, drejtues lajmesh në CNN:
Si gazetarë, ne duhet t’ju japim fakte, por ajo çka ndodh atje (te Fox) është që ti nuk flet për substancën e asaj çka the apo nëse është faktuale apo jo. Ti nuk flet për të. Ajo që thua është “Të gjithë po më kundërvihen. Të gjithë po iu kundërvihen konservativëve”. Ata thjesht thonë “ka indinjatë nga e majta dhe ata vuajnë nga sindroma e çmendurisë kundër Trumpit” pa iu adresuar thelbit”. Chris Cuomo: Ata nuk merren me fakte, por me ndjenja. Lemon: Dhe audienca e tyre i ha të gjitha. “Po, ashtu është”. Nuk e vrasin mendjen për fakte. Don L’Mon ju quan budallenj. Shijojeni momentin. Por ka një murmurimë kërcënuese te e gjitha kjo. Don L’Mon nuk e ka fuqinë t’ju arrestojë. Dana Nessel e ka. Nessel është kryeprokurorja e Michiganit. Ajo ka krijuar një njësi speciale kundër krimit të urrejtjes, detyra e së cilës është të hetojë çdo organizatë të identifikuar si “grup urrejtjeje” nga SPLC. Kjo është pamja e politikës së kthyer në armë. Kritikoni njerëzit në krye dhe SPLC do t’ju turrë njerëzit e armatosur.
Është e tmerrshme. Edhe më keq, ju i mbështetni pa e ditur. SPLS dhe Media Matters janë, habitshëm, organizata të përjashtuara nga taksat. Në formularin origjinal të taksave paraqitur në IRS, Media Matters pretendonte se media amerikane e lajmeve është e dominuar nga një prirje pro-kristiane dhe ajo ishte e duhura për të vendosur ekuilibrin. Pavarësisht absurditetit të dukshëm të këtij pretendimi, grupi fitoi statusin e OJF-së. Që atëherë i ka shkelur rregullat e statusit. Gjatë administratës Obama, Media Matters mbante diskutime të përjavshme strategjie me Shtëpinë e Bardhë për mënyrat si të godisnin armiqtë politikë. Media Matters mbante një listë armiqsh Republikanë që duheshin shkatërruar, përfshirë Steve King nga Iowa. Kjo është shkelje e ligjeve federale të taksave.
OJF-të e përjashtuara nga taksat nuk mund të funksionojnë si krah i një partie politike. Media Matters e bën hapur. Sipas një shkrimi në revistën liberale The New Republic, Media Matters e ndryshoi misionin e saj gjatë primareve Demokrate më 2016, për të bërë fushatë për Hillary Clinton. Një anëtar statfi tha se “ne bënim mbrojtjen e Clintonit”.
“Mbronim Hillary nga çdo blogger që shkruante nga bodrumi i shtëpisë të prindërve të tyre”. Materiale të rrjedhura nga fushata e Clintonit më 2015 flisnin për bashkëpunim të mundshëm me Media Matters për të sulmuar Republikanët dhe akuzonte shtypin për mbulim të njëanshëm.
Në një email më 5 janar 2016, stafi i Hillary diskutonte bashkëpunimin me Media Matters për të kundrështuar një artikull në Vanity Fair për Huma Abedin. Kjo nuk është thjesht joetike. Është e paligjshme. Sipas Rregurores së IRS, 501(c)(3), jofitimprurëse ndalohen totalisht nga pjesëmarrja në fushatat e kandidatëve politike. Media Matters ka shkelur ligjin. Nuk është ndëshkuar kurrë. E ruan statusin e mospagimit të taksave. Kjo do të thotë që ti dhe çdo taksapagues i mbështetni financiarisht sulmet e tyre. Pse ndodh kjo? Dikush duhet të njoftojë IRS e ta marrë vesh.