Po përsëritet “epoka e Esat Pashës”!

Nga Tritan Shehu*
Nje “thike mbas shpine” per aspiratat tona, Europen e Perendimin, nje veprim ne kundershtim me interesat si Shqiperi, kombetare e Rajonale, perben ky Kapitull i trete i konspiracionit te “Shengenit Ballkanik”, qe po pregatitet sot ne Tirane e Durres.
Kjo inisiative “lindore” anti integrim e Vucicit me te tjere, ne sherbim te endrave per nje “Jugosllavi te Re” me ate Sovran e Kosoven te zbehur ne sovranitetin e saj, e servirur ne shqip nga Rama & Co, sinkron me skeptiket europiane per antaresimin e Rajonit ne BE, perben nje goditje te paster ndaj interesave tona.
Duke u prezantuar per here te dyte ne gjuhen shqipe mbas teorise tejet te rrezikeshme per “shkembimin e territoreve”, me opsione krejt te kunderta nga ato qe duhet te mbrojme, ne po humbasim edhe respektin e kredibilitetin e partnereve tane, duke krijuar se paku konfuzion midis tyre.
Fatkeqesisht keshtu po kontribuojme ne ringjalljen e tezes me te zeze antishqiptare, te artikuluar edhe nga autoret e avokatet e masakres se Recakut, se ne kemi mungesa te koshiences kombetare dhe te identitetit Europian e Perendimor.
Ndersa Rama behet thjesht nje tellall i inisiativave te Vucicit me “noter” Zaev, drejtuesit e vendeve te tjera te Rajonit duke filluar nga Kosova, e refuzuan kete skenar.
Keto riciklime “te historive” te turpit tone te 1900-tes, pikerisht tashme kur ne si shqiptare duke konsoliduar identitetin kombetar, europian e perendimor po shkojme drejt aspirates sone Europes e Perendimit, duhen ndaluar.

*Ish-ministër i Jashtëm

SHKARKO APP