Po tani që të vërtetën për kanabizimin e vendit e thotë OKB-ja, akuza politike janë?

Nga Belind Këlliçi*

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin shprehet se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit në Europë. Gjatë viteve 2014-2018, vendi kryesor i origjinës së kanabisit në Europën Perëndimore dhe atë Juglindore ishte Shqipëria.
61% e kanabisit të kapur në Europë vjen nga Shqipëria!

Në vitin 2016
2 vjet pas aksionit policor në Lazarat, pati një boom të kultivimit masiv të kanabisit në Shqipëri.

Në vitin 2017
100% e kanabisit në Malin e Zi, 70% e kanabisit në Bosnjë dhe Hercegovinë, 50% e kanabisit në Hungari dhe 50% e kanabisit në Austri, vinte nga Shqipëria. Po këtë vit në Shqipëri kapet sasia më e madhe e kanabisit në Europë.

Në vitin 2018
90% e kanabisit në Kroaci, 70% e kanabisit në Maqedoni dhe 61% e kanabisit në Greqi, vinte nga Shqipëria.

Në vitin 2020
Task Forca e Veprimit Financiar për Parandalimin e Pastrimit të Parave (FATF) përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri.  “Lista gri” përfshin regjimet me kornizën më të keqe ligjore dhe agjencitë për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit.

Qeverisë nuk i nxihet faqja, shqiptarëve po! Se e provojnë në kurrizin e tyre kur kalojnë kufirin, kur shkojnë jashtë shtetit, kur zgjasin dorën për të dorëzuar pasaportën.
Po na bëjnë me gisht për një grusht horrash!
Në raportin e OKB-së thuhet se grupet kriminale nuk dënohen por ndihmohen nga korrupsioni.
Po tani si do mbrohet kryeministri që avionët me mall i duken mushkonja? Do e padisë OKB-në për shpifje?

*Kryetar i Forumit Rinor të PD

SHKARKO APP