Poezia që Luan Rama i recitoi Grida Dumës live në TV duke e nevrikosur

 

Luan Rama nuk ka hezituar aspak t’i recitojë një poezi ‘’live’’ në transmetim të drejtpërdrejtë dje Grida Dumës, gjest që e nevrikosi pa masë Dumën. Të ftuar dje në emisionin ‘’Opinion’’ Rama dhe Duma kanë qenë konfliktual me njëri-tjetrin. Ja çfarë poezie i kushtoi Rama, nga poeti rus Sergej Esenin.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

TI S'ME DO, NUK TE VJEN KEQ PER MUA

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Ti s'më do, nuk të vjen keq për mua,

A mos s'jam un' shum' i bukur vallë?

Duart veç mbi krahë m'i ke leshuar.

Dhe s'shikon po shkrin si shkumb' e valë.

 

Bukuroshe ndjenjash përveluar,

S'jam brutal as delikat me ty.

A s'më thua, sa ke ledhatuar?

Sa buzë dhe sa duar mban mend ti?

 

Un' e di: ato si hije shkuan,

Pa e prekur zjarrin tënd në gji,

Shumëve mbi gjunj' u ke qendruar,

Kurse ja, tek mua rri tani.

 

Le te jenë syt' e tu përgjumë,

Edhe ti mendon për tjetër kënd,

Se dhe vet' un ty s'të dua shumë,

Kur kujtoj ato që s'i kam më.

 

Ky pasion nuk është fati ynë,

Mendjelehtë është lidhja e rrëmbyer.

Siç të pash pa prishur qetësinë,

Do buzeqesh un' rrugën duke kthyer.

 

Por dhe ti do marrësh rrugën tënde,

Duke ndjekur ditët plot mërzi.

Veç t'paputhurve mos u merr mendjen,

Mos u bëj t'padjegurve magji.

 

Dhe kur nëpër rrugë ndonjë ditë,

Do t'i shfaqësh dashuri një tjetri,

Ndoshta do dal un' të shëtis,

Dhe sërish do piqen miqt' e vjetër.

 

Për atë veç do rrahi zemra,

Do të ulësh sytë poshtë si shtizë

Dhe qet' do thuash: "Mirëmbrëma!"

Do përgjigjem: "Mirëmbrema, miss".

 

Dhe asgjë me shpirtin s'do e zgjojë,

Dhe asgjë s'do trondit atë.

Kush ka dashur s'mund të dashurojë.

Kush ësht' djegur s'mund të digjet më.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?