Policët e Milanos dhe policët e Kukësit VIDEO

 

Ilir Yzeiri-

Videoja qe paraqet një polic gangster të Kukësit i cili, bashkë me kolegët e tij, dhunon një protestues të ri është ngjarja më e shëmtuar që na vjen nga Kukësi dhe pamja më trishtuar që vjen nga realitetit shqiptar. Para disa ditësh të rinjtë radikalë, të famshmit “Black-block”-sa shkatërruan dhe dogjën Milanon në shenjë proteste ndaj hapjes së Panairit të Madh Expo-Milano. Policia moderne italiane nuk dhunoi askënd, aty nuk pamë asnjë polic gangster civil që të marrë zvarrë protestues. E drejta për të protestuar është një e drejtë e ligjshme. Natyrisht nuk kam ndërmend të marr në mbrojtje vandalët e Milanos, por doja të theksoja se pamjet makabre të Kukësit, dhuna prej banditësh e policëve civilë, pistoleta dhe kërcënimi me të, më kthyen pas në kohën kur policia e Berishës dhunonte qytetarët pas mbarimit të protestës mbi demonstruesit e pafajshëm. Dhe ja, tani, pas pak vitesh, po e njëjta dhunë, po e njëjta barabari nga policët e shtetit. Unë si qytetar nuk kam nevojë të mbrohem nga banditë të tillë. Si gazetar jam i shqetësuar se ajo dhunë mbi protestuesit e pambrojtur në Kukës nuk është shenjë e ruajtjes së rendit, por shenjë se rendi demokratike po vihet në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?