Policia ka gjobitur edhe Kuestorin e Romës!
Nga Ylli Dylgjeri –
Mua nuk më bën përshtypje fare se Policia Shqiptare shoqeroi Profesor Islamin. Jo. Fare.
Pse do te pyesni?
Une kam punuar ne Ministrine e Brendshme. Kam punuar me Policine. Kam e ruaj respekt per shume e shume kuadro e specialiste te saj, ashtu si dhe kujtoj shume te tjere, injorante e komediane. Si kudo keto elemente jane nga rradhët e militantëve, për të marrë një rrogë e mbyllur një premtim fushate apo rreth miku. Po t’Ju tregoj sot se sa kam qeshur në Ministrinë e Brendshme s’do ta besoni. Po kjo është e verteta.
Barcaletat në polici nuk janë prodhim imi. Janë tradicionale. Unë vetëm i riprodhoj kur vjen momenti për ti thënë. Por rasti i shoqërimit të Profesorit ndryshon. Eshtë i qëllimshëm e politik. Eshtë grabitje. Sepse kujdo policia, pasi i ka tërhequr vëmëndjen, ia ka prerë fletën e gjobës duke evidentuar personin. Por jo gjithmonë edhe kur i nxjerr dokumentin Policit, Ai ta gjen emrin tënd në dokument.
Jam dëshmitar në një përballje të tillë, shumë vite më pare kur nje drejtues mjeti italian, me targe TD, ndalohet te rruga që shkon për në malin e Dajti pranë IKV-se.
Polici jepte e smerte… Diplomati nga ana e Tij jepte, por vetëm në italisht deri sa konflikti u dëgjua nga kalimtaret. Isha duke kaluar aty dhe më tërhoqi vëmendjen sherri. Ndalova. I drejtohem policit me shumë edukatë:
Kërkon ndihmë?
Jo – më tha prerë!
Më tej i drejtohem italianit me ato pak fjale që dija…
Po – më thotë, dua ndihmë, jam dakort me gjoben, por polici nuk po shkruan emrin tim në fletë gjobë, por ka shkruar emrin e kuestorit të Romës që ka firmosur lëshimin e pashaportës në Romë! Se ka bëre shkeljen Kuestori! Të lutem sqaroje se emri im është në krye të faqes!…Kaq doja të them.
Këte ngjarje ja kam treguar pasditeve edhe mikut tim Kastriot kur shëtisim për të bere hapat. Mbase Kaçit i eshte kujtuar kjo histori dhe nuk i ka dhënë dokumentin policise së Lleshit. Nuk ka prap faj Kaci.
E kam Unë. Unë duhet te ndalohem.