Portali “Buzzfeed”: Pesë arsye përse duhet Shqipëria e Madhe
Shqipëria gjithnjë e më tepër në syrin dhe vëmendjen e turistëve të huaj. Nisur nga ky fakt, pas artikujve nga gazetat më prestigjoze për bukuritë dhe çmimet e lira që ofron vendi ynë, këtë radhë është portali zbavitës “Buzzfeed” i cili në një artikull jep 5 arsyet se pse duhet të krijohet Shqipëria e Madhe.
Por nuk bëhet fjalë për aspekte politike por vlera që ka Shqipëria si toleranca fetare, ushqimi dhe taksat e ulëta.
1-Pushime “falas”
Sipas portalit, duke u ndalur tek mikpritja, turistët mund të qëndrojnë në Shqipëri pa paguar mbi fjetjen. Dhe “Buzzfeed” nënvizon traditën shqiptare e cila nënkupton që kur dikush të troket në derë, atëherë ti duhet ta mirëpresësh dhe t’i sigurosh ushqim dhe vend për të fjetur.
2-Parajsë taksash në Europë
Harrojini ishujt tropikalë që janë me mijëra kilometra larg. Nëse krijohet Shqipëria e Madhe, atëherë paralel me të krijohet edhe parajsa e taksave në Europë. Duke u mbështetur në sistemit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë aktualisht, i bie që taksa mbi fitimit të jetë vetëm 10 % (Aktualisht 15 % shënim redaksie).
3-Nuk ka McDonald’s dhe as Starbucks
Edhe pse Shqipëria është aleta i ngushtë me SHBA, vendi ynë nuk ka McDonald’s. Dhe kjo nuk është aspak e rëndësishme pasi në Shqipëri mund të gjesh në çdo cep qebaptore apo saundiç të mirë për vetëm 1.5 euro, ndërsa një kafe super të mirë, për vetëm 1 euro.
4-Toleranca fetare dhe dashuri për futbollin
Shembull i kësaj janë katër krerët e komuniteteve të ndryshme fetare që parakaluan bashkë në marshimin e paqes për “Charlie Hebdo-n” në Paris. Ata treguan se në Shqipëri ka tolerancë fetare. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman nuk do të thotë asgjë në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa je edhe tifoz i Milanit, Interit, Juventusit, Barcelonës, Realit, Bajernit, Arsenalit, Liveprulit, Mançesterit apo edhe Çelsit.
5-S’ka trafik automjetesh në autostrada
Shqipëria e Madhe do të ishte i pari vend i madh pa trafik në autostrada. Një nga autostradat më të shtrenjta në Europë është aty, gati për t’ju shërbyer juve – Rruga e Kombit.