Portret i Jared Kushner-it, dhëndërrit të Donald Trumpit
Dhëndërri i Presidenti zgjedhur Donald Trump’s Jared Kushner, ka luajtur një rol të madh prapa skenës, duke e ndihmuar zotin Trump në zgjedhjet paraprake, gjatë garës për në Shtëpinë e Bardhë; tani Kushner duket se ka për të marrë një pozicion të rëndësishëm në administratën e zotit Trump.
Sipas njoftimeve, ekpi i i tranzicionit i zotit Trump, ka kërkuar që Kushner të kalojë procedurat e nevojshme të sigurisë për një post të rëndësishëm, megjithëse ende nuk është njoftuar në se ai ka për të patur një post qeveritar, apo jo zyrtar në Shtëpinë e Bardhë.
Po thuhet se Kushner, i cili është martuar me vajzën e zotit Trump, Ivankën, mund të ketë një pozicion në Shtëpinë e Bardhë, si këshilltar special i Presidentit.
Sekretarja e shtypit e zotit Trump, Hope Hicks, i tha disa ditë më parë agjencisë së lajmeve “Associated Press”, se ekipi i tranzicionit i zotit Trump do të donte shumë që Kushner të ishte anëtar i administratës.
Ligjet amerikane kundër nepotizmit
Zoti Trump ka disa mundësi, në se ai dëshiron ta ketë dhëndërrin e tij pjesë të administratës, megjithëse nuk është e qartë, në se ligjet kundër nepotizmit do ta ndalonin atë ta emëronte Kushnerin në një pozicion me pagesë në Shtëpinë e Bardhë.
Ligji ndalon emërimin e një anëtari të familjes në kabinetin e një agjencie federale, si Departamenti i Shtetit, apo ai i Mbrojtjes, por ekspertët ligjorë thonë se ky ligj mund të mos jetë i zbatueshëm edhe për ekpin e Shtëpisë së Bardhë.
Por edhe në se do të duhej të zbatohej ligji në rastin e Kushnerit, ai prek vetëm punonjësit me pagesë dhe Kushner ka lënë të kuptohet se nuk ka për të kërkuar pagë, në se punon në Shtëpinë e Bardhë.
Në se Trump do të ndiqte rrugën tjetër dhe do ta merrte Kushner-in si këshilltar jo zyrtar, ai mund ta caktojë atë anëtar të një numri bordesh civile, me detyrën si këshilltar i Presidetit për çështje të ndryshme. Edhe pse shumë nga këta civilë paraqesin interesa të caktuara biznesi jashtë, presidenti ka autoritetin për t’i ofruar atyre garanci për sigurinë.
Ashtu sikurse Trump, Kushner është djali i një manjati të suksesshëm të pasurive të patundshme, por ndryshe nga Trump, Kushner preferon të mos jetë në qendër të vëmendjes, sukurse bëri gjatë periudhës kur e ndihmoi Trumpin të ketë një fushatë të suksesshme.
Kushner, i cili është martuar me vajzën e Trumpit, Ivankën në vitin 2009, filloi të aktivizohet me fushatën e Trumpit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohëshme në Ijova në shkurt dhe ai luajti një rol të rëndësishëm për ta shndërruar një operacion të vogël, të pa organizuar mirë, në një fushatë të suksesshme presidenciale.
Sipas burimeve të afërta me fushatën, Kushner u bë njeriu më i afët i Trumpit në mesin e ekipit të fushatës së tij, kur Trump dhe menaxheri i atëhershëm i fushatës Corey Lewandowski shkonin për të zhvilluar fushatë në mbarë vendin.
Kushner e ndërtoi thuajse vetë infrastrukturën e fushatës së Donald Trumpit drejt fitores, duke caktuar ekipe të veçata për t’u marrë me mediat sociale, reklamat dhe buxhetin.
Edhe pse nuk ka patur kurrë një pozicion zyrtar në politikë, Kushner punoi për t’u bërë një nga këshilltarët më të afërt të Trumpit dhe tani ai është i përfshirë intensivisht në vendimet që merr ekipi i tranzicionit i Trumpit.
Kushner ishte njëri nga këshilltarët e pakët që Donald Trump i solli me vete në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, për takimin e tij zyrtar me Presidentin Obama.