Pranvera e Evropës

* Në të kaluarën, vetëm Bashkimi Sovjetik synonte të na dobësonte, apo edhe më keq. Tashmë, me zërin e presidentit të tyre, SHBA na ka bërë një kundërshtar ekonomik për t’u penguar, ndërsa Rusia punon për shpërbërjen tonë, duke financuar dhe mbështetur të djathtat ekstreme nacionaliste, ndërsa Kina bën të pamundurën për t’u futur në vende të ndryshme të Evropës, me frikën se Unionin përbën një front të përbashkët për ekspansionizmin e kapitaleve të saj.

* Jemi të sulmuar dhe nuk kemi as Mbrojtje, as politikë të jashtme të përbashkët, dhe kjo pakujdesi mund të na bëjë të ndjejmë në lëkurë të njëjtin fat që pati Venecia: të shndërrohemi në Muze, pasi kemi qenë një fuqi

Nga Bernard Guetta

Kanë mohuar vetveten, dhe kjo është themelore. Në Evropë, nacionalistët po pozicionohen në skakierën politike, por këto të djathta të reja ekstreme, nuk thonë më se duan të largohen nga Bashkimi Evropian, e aq më pak të largohen nga Euro. Ashtu si të gjithë, duan të ndryshojnë gjithçka në lidhje me Unionin.

Ashtu si socialdemokratët, do të donin të imitonin Federal Reserve amerikane, si dhe të ngarkojnë Unionin me ruajtjen e punësimit, jo vetëm me garantimin e stabilitetit monetar. Të djathat e reja ekstreme do të donin, me një fjalë, një evolucion të traktateve ekzistuese, dhe mbi të gjitha, të politikave evropiane, por të shembin muret e atatijyre që deri jo shumë kohë më parë e quanin “burgu i popujve?”

Jo, nuk flitet më. Jo për Marine Le Pen, jo për Salvinin, jo për çdokënd të ngjashëm me ta. Me afrimin e zgjedhjeve evropiane, skenari ka ndryshuar tërësisht në Bashkimin Evropian, për një arsye preçize: Brexit.

Ajo Brexit, që nacionalistët e kishin duartrokitur aq shumë, por që ka sjellë kthesa kaq negative, saqë nuk mund të merret më si shembull. Përveçse nëse duan të shkojnë drejt vetëvrasjes, nuk është më e mundur t’u propozohet popujve evropianë që të ndjekin rrugën e britanikëve, pasi sot është shumë e qartë se ofron vetëm një alternativ të papëlqyeshme.

Ose del nga tregu i përbashkët dhe privohesh nga qasja e lirë në atë që është tregu yt kryesor, ose qëndron dhe përshtatesh me të gjitha kërkesat dhe rregulloret e Unionit, pa patur më të drejtë fjalë në fazën e definicioneve.

Pavarësisht se si do të jetë rezultati i Brexit, pasoja e parë do të jetë luhatja e sovranizmit, duke demonstruar se sa joracionale është ideja e shpërbërjes së BE. Nacionalistët mund të thonë ç’të duan për të shpëtuar fytyrën, por një gjë është e sigurt: kanë bërë një gabim dhe kanë gënjyer zgjedhësit e tyre, duke shpjeguar se nuk mbetej rrugë tjetër, përveç shpërbërjes së Unionit, dhe se ata mishëronin interesat kombëtare, kundër elitave të globalizuara që punojnë për fatkeqësinë e popujve.

Këto marrëzi kanë marrë një goditje të fortë dhe jo, Evropa dhe mbështetësit e unitetit të saj nuk janë tashmë të mposhtur në zgjedhjet evropiane.

Në maj, të djathtat ekstreme do të fitojnë terren, sepse socialdemokracia dhe demokracia kristiane shfaqin lodhje dhe vota e protestës mbetet e fortë në të gjithë Unionin. Përbërja e Parlamentit të Strasburgut do të dalë e transformuar. Por nacional-konservatorët nuk do të arrijnë të kenë shumicën, sepse votat për qendrën dhe të gjelbërit do të afirmohen në mbetjet paralele të të majtës, të të djathtës dhe të djathtave ekstreme, dhe do të krijohen koalicione të reja, në përpjekjen për të ribërë politikat evropiane.

“Rilindja” për të cilën bëri thirrje Emmanuel Macron kohët e fundit, nuk do të ndodhë brenda natës, sigurisht, por kjo ambicie do të imponohet më shpejt se sa besohet për shkak sepër ne evropianët, zgjedhja është e lehtë. Ose nuk do të arrijmë të shtrëngojmë radhët dhe do të zhdukemi nga skena ndërkombëtare, ose do të forcojmë unitetin tonë dhe do të formojmë, në krah të Kinës dhe SHBA, një prej tre njësive të planit të parë, që do të dominojnë këtë shekull.

Sot ndjehemi të kërcënuar nga gjithçka. Kaosi në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme mund të rrisë numrin e fatkeqëve që do të synojnë brigjet tona, për t’i ikur luftës ose urisë. Revanshizmi i Vladimir Putinit mund të derdhet në vendet balltike dhe më tek në Poloni, me të njëjtin zjarr që u derdh në Ukrainë. Pikërisht kur stabiliteti i kufijve tanë jugorë dhe lindorë është i goditur, SHBA e Donald Trump kanë vënë në diskutim një herë e përgjithmonë, automatizmin e ombrellës amerikane.

Thënë ndryshe, sot jemi pa një Mbrojtje, pikërisht atëherë kur mundësitë për konflikt janë më të larta se kurrë. Dhe nuk ka mbaruar, sepse nuk kemi një armik të vetëm, por tre.

Në të kaluarën, vetëm Bashkimi Sovjetik synonte të na dobësonte, apo edhe më keq. Tashmë, me zërin e presidentit të tyre, SHBA na ka bërë një kundërshtar ekonomik për t’u penguar, ndërsa Rusia punon për shpërbërjen tonë, duke financuar dhe mbështetur të djathtat ekstreme nacionaliste, ndërsa Kina bën të pamundurën për t’u futur në vende të ndryshme të Evropës, me frikën se Unionin përbën një front të përbashkët për ekspansionizmin e kapitaleve të saj.

Jemi të sulmuar dhe nuk kemi as Mbrojtje, as politikë të jashtme të përbashkët, dhe kjo pakujdesi mund të na bëjë të ndjejmë në lëkurë të njëjtin fat që pati Venecia: të shndërrohemi në Muze, pasi kemi qenë një fuqi.

Mund të dorëzohemi.

Me litarin në fyt, mund të marrim rrugën që shpie në nënshtrim. Mund të zgjedhim të mos ekzistojmë, në vend që të ekzistojmë, por nuk është e vërtetë që evropianët janë të gatshëm për këtë dhe se forca e sovranizmave na imponon këtë zgjedhje. Evolucioni i të djathtave ekstreme tregon të kundërtën dhe faktet flasin vetë: ato nuk kanë një shumicë, që mund të vërë përfund Unionin, nuk kanë në asnjë vend evropian, madje as edhe në Britaninë e Madhe. Të trembur nga imigrimi në masë, nga tronditjet dhe ngjarjet në të gjithë planetin, nga dalja e fuqive të reja, hedhin kudo kartat mbi tryezë, por refuzojnë marrëzinë për të shkëmbyer Unionin me shpërbërjen. Pra, asgjë nuk është e humbur tashmë, dhe mënyra për t’u ringraitur para se të rilindim, është që të mos synojmë më unanimitetin.

Duke qenë 27, e aq më tepër, 28 nëse britanikët do refuzojnë Brexit, është iluzion të mendosh se mund të bësh të gjithë evropianët të bien dakord për gjithçka. Në këtë mënyrë, nuk do bëjmë gjë tjetër veçse do të vazhdojmë të negociojmë edhe për shumë vite, kompromise pa domethënie për shkak të lëshimeve të tepruara që secili shtet anëtar do t’ua impononte gjithë të tjerëve. Tani, në vend të unanimitetit, duhet të preferojmë forcën tërheqëse të atyre që duan të na shtyjnë sa më larg dhe sa më shpejt, në një fushë apo një tjetër. Eshtë e domosdoshme të sistematizojmë atë që kemi bërë me Euron – që jo të gjithë evropianët e kanë adoptuar, por që do ta adoptojnë një ditë – dhe në atë pikë do të zbulohet se vijat e demarkacionit mes rrymave të ndryshme evropiane janë shumë më pak të palëvizshme dhe të pandryshueshme, se sa besohet.

Në pamje të parë, nga njëra anë janë sovranistët dhe nga ana tjetër federalistët. Nëse vërehen gjërat që volisin dhe dëgjohen zërat duket e vërtetë, por nuk mund të jetë më e pabazë. Drejtuesit polakë dhe hungarezë mbështesin njëri-tjetrin përballë kërcënimeve të sanksioneve evropiane për shkak të përçmimit që shfaqin ndaj ligjit, por mes tyre është Rusia, me të cilën Orbani është pranë, ndërsa Kaczynski i trembet më shumë se çdo gjëje tjetër.

Lega në Itali dhe Fidesz në Hungari kanë shumë pika të rëndësishme të përbashkëta, por solidariteti evropian që Matteo Salvini kërkon të imponojë për pritjen e imigrantëve është krejt i papranueshëm për Victor Orbanin, ashtu sikurse është për Marine Le Penin dhe Jaroslav Kczynskin.

Në Poloni, partia PiS nuk do as të dëgjojë për një Mbrojtje evropiane, sepse ka frikë që mund të prishë marrëdhëniet Transatlantike, ndërkohë që Fidesz e promovon, sepse Rusia e shqetëson shumë pak, aq sa ka menduar edhe zinë tashmë, për këtë NATO që Trumpi dëshiron ta copëtojë.

Po kështu, Parisi dhe Berlini janë shumë më larg se sa duket, sepse idetë franceze mbi investimet dhe buxhetet evropiane të përbashkëta perceptohen nga gjermanët, si një mënyrë për të shmangur parametrat e Mastrihtit dhe rritur shpenzimet publike, ndërkohë që në Romë, Madrid dhe shumë vende të vogla të Unionit, favorizohen.

Duke nisur nga mbrojtja e përbashkët, propozime të shumta mbi përmirësime evropiane mund të kapërcejnë ndarjet mes shteteve anëtare që, paralelisht, përfundojnë të gjithë duke u shqetësuar prej agresivitetit tregtar të Kinës dhe SHBA. Pavarësisht se eksportet e saj ndaj këtyre vendeve janë të konsiderueshme, edhe Gjermania ngre tonet kundër Trump dhe Xi. Duke mbajtur parasysh se mbijetesa evropiane varet nga qëndrimi të bashkuar, ky Union që thuhet se po vdes, është në të vërtetë, shumë larg prej fundit të tij.

SHKARKO APP