Prekja e gazetarëve, fundi i një Kryeministri
Nga Albana Vokshi
Gjuha e urrejtjes së Edi Ramës, dhuna e vazhdueshme verbale, psikologjike, institucionale si dhe fizike, po bën që gazetarët të punojnë e të jetojnë në një mjedis krejt të pasigurt për ta dhe familjet e tyre.
Gazetari i mirënjohur Basri Çollaku denoncoi shantazhet ndaj tij dhe familjes. Persona të paidentifikuar kanë filmuar dhe fotografuar në orët e para të mëngjesit shtëpinë e gazetarit.
Ky është një kërcënim i urdhëruar për të intimiduar gazetarin e publikimeve që ia kanë tronditur karrigen Edi Ramës.
Basir Çollaku kërcënohet si bashkëpunëtori kryesor i gazetës gjermane, me tirazhin më të
madh në Europë “BILD”, e cila muajt e fundit ka publikuar përgjimet ku Kryeministri bashkë me ministra, deputetë dhe kryebashkiakë blejnë zgjedhjet me kriminelë të skeduar.
Basir Çollaku kërcënohet sepse intervistoi oficerët Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, të cilët zbuluan se si Saimir Tahiri, Rrahman Rrahja, Taulant Balla, Artur Bushi etj kanë vënë gjithë shtetin në dispozicion dhe shërbim të krimit dhe narkitrafikut.
Basir Çollaku kërcënohet se Edi Rama del edhe në materialin që gazetari ka njoftuar se do të transmetohet së shpejti në Shijak TV.