Gaz Demi i “Partizanit”, Berishës: “Kopilët” e Serbisë flasin kundër meje !

Gaz Demi përgjigjet Berishës për akuzat e ish-kryeministrit Berisha:

Mora vesh nga një katundar dixhital se plaku i lënë Berisha ka filluar të merret dhe me futboll. Pasi e ndriti në të gjitha nismat e tija në politike, ai iu kthye futbollit. Bravo i qofte që ka bërë thirrje për Prokurorinë dhe gazetaret investigativë që të hetojnë Partizanin sepse nën firmen e tij Partizani ngeli pa shtëpi. Ngeli vetem një stemë.

E përshëndes kurajon e tij sepse pavarësisht se unë jam Presidenti i ri i klubit, gjatë tre viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hetim për dallavere. Sa për qytetarin Olsi Rama, ia kam thënë njëherë muaj më parë Plakut Berisha: e kam mik dhe jam krenar për këtë!

E përshëndes Plakun Berisha, dhe e ftoj të hetojë për cështjen e pronave të Partizanit, të cilat siç më thotë katundari dixhital janë përvetësuar nga njerëz të familjes së tij. Katundari dixhital më tha shumë për plakun Berisha por unë nuk mund të besoj cfarë më tha.

Unë nuk dua të besoj cfarë thote Plaku Berisha se është njëlloj si unë të besoj emigrantin dixhital i cili flet për kopilët e Serbisë. Katundari dixhital më tregon dhe për një përpjekje korruptive të Plakut Berisha i cili kur i kërkuan të favorizonte klubin sportiv të Tropojës, ai e kaloi në kategorinë e shtatë sepse e dinte futbollin si rrobaqepsia.

Pa respekt, Presidenti Gaz Demi

SHKARKO APP