Presidenti Meta: Vizitoni Plavën dhe Gucinë, janë vetëm 3 orë larg nga Tirana
Presidenti Ilir Meta ka përfunduar vizitën e tij ne zonat shqiptare në Mal të Zi. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit u bën një apel shqiptarëve të Shqipërisë që të mos lënë pa vizituar Plavën dhe Gucinë, një nga zonat më të bukura të Alpeve Shqiptare.
“Të dashur miq e bashkëatdhetarë kudo ndodheni!
Në përfundim të vizitës sime të mrekullueshme në Plavë e Guci nuk mund të mos ju përshëndesja me një video të përgatitur aq mjeshtërisht nga fotografi i shquar shqiptar, Aleks Selimaj.
I ftoj të gjithë ata që nuk e dinë, se rruga nga Tirana në Vermosh është e shkëlqyer dhe ju mundëson që për rreth 3 orë të shkoni në Plavë e Guci, për të parë këto vise të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme dhe hyjnore!”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1864600390252892/
FOTO GALERI NGA VIZITA E PRESIDENTIT NË ZONËN E PLAVËS DHE GUCISË